LAJMI I FUNDIT:

French Montana me veshje të njëjtë si këngëtari kosovar, koincidencë? (Foto)

French Montana me veshje të njëjtë si këngëtari kosovar, koincidencë? (Foto)
French Montana në hitin "Unforgettable" me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

French Montana ditë më parë ka habitur me veshjen e tij tejet karakteristike.

Ai në një postim në Instagram shihet i veshur me një pallto të bardhë me mbishkrime.


Megjithatë, një veshje e ngjashme është parë edhe te këngëtari Kosovar, Ibro Deliu.

Gjithçka rreth French Montanas
Lexo po ashtu Gjithçka rreth French Montanas

Ai në një postim në Instagram ka akuzuar reperin ndërkombëtar për inspirim prej tij.

Ibra u shfaq me veshjen në fjalë në Prishtina Fashion Night e aty ai u paraqit me xhaketë të verdhë e cila po ashtu kishte të shkruara shumë mbishkrime.

Nuk dihet nëse kjo ishte një koincidencë dhe nëse vërtet Montana është inspiruar nga këngëtari kosovar.

Dihet tashmë lidhja e French Montanas me artistët shqiptarë, pasi që ai ka realizuar një duet me Era Istrefin, e u paraqit në klipin e Dafina Zeqirit. /Telegrafi/