LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi skandaloz në librin “Edukata Qytetare”: “Pavarësia ekonomike e gruas po i prishë familjet”

Mesazhi skandaloz në librin “Edukata Qytetare”: “Pavarësia ekonomike e gruas po i prishë familjet”

“Pavarësia ekonomike e gruas bënë që lidhja bashkëshortore të konsiderohet jo aq e domosdoshme,  siç ka qenë dikur. Kjo ndikon të shtohet numri i shkurorëzimeve”. Ky është mesazhi që nxënësit e klasës së nëntë marrin nga libri i tyre “Edukatë Qytetare”.

Familja – është një temat kyçe për të cilat u ligjërohet fëmijëve në shkolla, në lëndën “Edukatë Qytetare”.


Por, mesazhi që librat e njëjtë bartin për konceptin e familjes dhe marrëdhëniet bashkëshortore është skandaloz.

“Familja bashkëkohore, marrëdhëniet midis brezave dhe problemet” është një nga mësimet e “Edukatës Qytetare” për klasën e nëntë. Në të, ndër të tjerash nxënësit mësojnë shkaqet që po i shkaktojnë shkurorëzimet e shumta.

“Pakënaqësia në raportet e bashkëshortëve, hapësira e kufizuar e banimit, shkaku i hapësirave të mbyllura në banesë, kushtet e rënda të banimit me qira, orari i ngjeshur i punës”, janë disa nga shkaqet që përmenden për shkurorëzimin.

Por jo vetëm. Sipas të njëjtit mësim, pavarësia ekonomike e gruas bën që lidhja bashkëshortore të konsiderohet jo aq e domosdoshme, siç ka qenë dikur. Sipas autorëve të këtij libri, kjo ndikon që të shtohet numri i shkurorëzimeve (divorcit), shkruan Periskopi.

Ndonëse e drejta për punë është një nga të drejtat themelore që nuk specifikon gjini, në këtë libër bartet një mesazh i tillë që punësimi i gruas është i dëmshëm për familjen tradicionale.

Një mesazh i tillë vazhdon të mësohet nga nxënësit, ndonëse në Kosovë po punohet secilën herë për fuqizimin ekonomik të gruas, si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë.

Në të njëjtin tekst thuhet se punësimi i prindërve kushtëzon raporte të reja në familje.

“Në rrethana të tilla fëmijët e moshës së mesme kohën më të madhe duhet ta kalojnë në institucione parashkollore apo edhe në mjediset shtëpiake në përkujdesje të të tjerëve. Kjo ndikon që ata t’i ekspozohen qëndrimit para mediave elektronike, kompjuterit e televizionit, efektet e të cilave nuk mund të kontrollohen lehtë. Në këto rrethana, edhe marrëdhëniet e brezave në familje fillojnë të luhaten, madje edhe të përkeqësohen seriozisht”, thuhet në atë tekst.

Aty përmendet edhe zbehja e raporteve mes familjes së gjerë.

“Në Kosovë, krahas familjes bërthamë, ekzistojnë edhe familje të gjera. Kjo ndikon që të ekzistojnë lidhje të ngushta midis gjeneratave në familje: gjyshërve, prindërve dhe fëmijëve (nipave dhe mbesave). Në realitetin aktual, kjo dukuri është duke u zbehur”, vazhdon teksti tutje. /Periskopi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori