LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Kemi katër prova për manipulim të votave në Prishtinë

Zemaj: Kemi katër prova për manipulim të votave në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar betejën për Prishtinën si pasojë e një gare tepër të ngushtë mes kandidatit të tyre Arban Abrashi dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë për Express se kanë katër prova, të cilat do t’i parashtrojnë në PZAP dhe KQZ që sipas tij dëshmojnë për manipulim të zgjedhjeve.

E para sipas Zemajt, është procesi i numërimit të votave që “është gjetur se ka pasur manipulime për kandidatin tonë” pastaj bartja e votës që ka qenë për Abrashin e që i është numëruar Ahmetit, votat e pavlefshme që nuk janë treguar pse janë të tilla e deri tek bartja e votuesve në ditën e zgjedhjeve.


Zemaj ka thënë se të gjitha këto prova do t’i dërgojnë edhe në Prokurori.

“Grupi i ekspertëve tanë ka gjetur të gjitha provat, dhe kemi prova shtesë”, ka thënë Zemaj, por pa sqaruar për cilat prova e ka fjalën.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori