LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se udhëton në kohë dhe se vjen nga e ardhmja: Trumpi, president edhe më 2021! (Video)

Pretendon se udhëton në kohë dhe se vjen nga e ardhmja: Trumpi, president edhe më 2021! (Video)

Videoja e një burri i cili pretendon se mund të udhëtojë nëpër kohë dhe se është rikthyer nga viti 2021, është shfaqur në YouTube në kanalin “Paranormal Elite”. Mirror shkruan se ky burrë misterioz vuan nga depresioni dhe anoreksia. Thotë se është 50-vjeçar, por për shkak se vazhdimisht merr barna duket sikur të ishte 25-vjeç, transmeton Telegrafi.

Ueb-faqja “Paranormal Elite” ka pranuar një telefonatë nga një burrë i cili pretendonte se është kthyer nga viti 2021. Ai ka deklaruar se kishte punuar në një projekt të fshehtë të qeverisë dhe se tani jeton në Amerikën e Jugut. Ai madje shkon më larg, duke pretenduar se frikësohet që mund të vritet për të gjithë ato që i di.


Për ta ruajtur identitetin e tij, ai paraqitet dhe preferon ta quajnë vetëm si Noa. Kohë pas kohe ai mund të dëgjohet në video duke qarë.

“I përkas vitit 2021. Aty kam kaluar më së shumti kohë”, ka deklaruar ai.

Ai beson se udhëtimi në kohë ekziston që nga viti 2003 dhe se njerëzit do të mund ta bëjnë këtë deri në vitin 2028.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga parashikimet e njeriut që udhëton nëpër kohë:

• Donald Trump do të rizgjidhet President i SHBA-ve në vitin 2020.

• Veturat elektrike do të mund të përshkojnë mbi 900 kilometra me vetëm një mbushje.

Sipas pretendimeve të tij këto parashikime lehtë mund të shpjegohen. Sipas hulumtimeve të fundit, Trump aktualisht i ka rreth 30 për qind të gjasave që sërish të rizgjidhet president.

Në maj të vitit 2017, Live Science ka paralajmëruar që vetura elektrike do të mund të kaloj 997 kilometra me vetëm një mbushje. Kjo teknologji e re do të duhej të ishte e gatshme për përdorim deri në vitin 2020.

Sa i përket “Google Glass”, ai nuk ishte edhe aq preciz, por tha se inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e përditshmërisë dhe se syzet e prodhuar nga Google do të kenë fuqi më të madhe se kompjuterët e sotshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori