LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për vrasësin e Arianit Gashit dhe Eron Agajt

Një muaj paraburgim për vrasësin e Arianit Gashit dhe Eron Agajt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.I, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha lajmet nga Vrasja te Parku i Qytetit - Prishtinë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vrasja te Parku i Qytetit - Prishtinë

“Të pandehurit L.I i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar prej dt. 19.11.2017 deri me dt.19.12.2017.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.I është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë sëtë pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri L.I është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhedyshohet se me datë 29.08.2016 ka privuar nga jeta të rinjtë E.A dhe A.G në Prishtinë dheme këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.11 të Kodit Penal të Republikës sëKosovës.I njëjti ka qenë në arrati nga dt.29.08.2017 deri me dt.19.11.2017, kur edhe është paraqitur vetë në polici”, thuhet në njoftim.


Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori