Zejtaria shqiptare nuk ka humbur akoma, ajo ruhet në disa pika të rralla të Shqipërisë.
Por, Pazari i Krujës është shembulli i vetëm publik dhe i vizitueshëm që tërheq me qindra vizitorë çdo ditë drejtë produktit artistik të kësaj zejtarie.
Ky pazar është një veçanti dhe befasi për turistët që vizitojnë qytetin.
Të gjithë vizitorët më parë kalojnë aty. Rrugica e gjatë si në kohë të hershme është e mbushur me produkte zejtarie si veshje tradicionale, qilima e sixhade, punime bakri e floriri, sende të vjetra dhe simbole kombëtare apo të vetë qytetit.
Përpunimi i leshit të bagëtive, mbetet akoma ekzistues dhe vazhdon të ushtrohet, mbase nga brezi i fundit familjar.
Nga vendasit njihet ndryshe me emrin Pazari i Derexhikut. Ky pazar ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.
Këtu turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj.
Pazari është restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
Ndriçim Guni apo Çim Guni siç e thërrasin në qytet, frikësohet për zanatçinjtë dhe zanatet tradicionale se po humbin.
“Të rinjtë e sotëm shkojnë nëpër shkolla dhe marrin zanate të tjera, ata nuk po e duan zanatin e babës. Unë kam një djalë dhe po mundohem t’i jap zanatin e leshpunuesit”, thotë Çimi disi i trishtuar.
Dhe vërtetë, pranë tij qëndronte një djalë rreth të 20-tave dhe po ndërtonte një qeleshe krutane. “Më pëlqen zanati i babës dhe po mundohem ta mësoj sa më mirë atë”, u përgjigj ai.
Vizitor të shumtë hynin e dilnin nga tregu i vjetër duke bërë Pazar me shitësit apo duke mbajtur në dorë sendet e blear.’
Projekti “Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës”, i implementuar si një partneritet i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Krujë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ka sjell rifreskimin e ndërtesave dhe objekteve arkitekturore rreth tij.
Çdo ndërhyrje që përfshin projekti, duke filluar nga fasadat, çatitë dhe kalldrëmi është bërë me kujdes, duke ruajtur vlerën dhe traditën e qytetit.
Një tjetër veçanti e krutanëve është dhe gatimi.
Ata kanë mënyrën e tyre të gatimit tradicional të mishit të pjekur,të turshive, të pastërmave, ëmbëlsirave por mbi të gjitha gatimin e kabunisë me arra e rrush të thatë.
Të gjitha këto janë një atraksion i fuqishëm për ta sjell një vizitor në Krujë ku të mësoj historinë, të njohë e të bëjë tregti në zejtari si dhe të kënaqet me kuzhinën e pastër e tradicionale të vendasve. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMiratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri