Banka Kombëtare Tregtare shënoi 1 dekadë të prezencës së saj duke ju shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve në përmbushjen e nevojave të tyre financiare.
Në vitin 2007, BKT, si Banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri, solli përvojën e saj mbi 80 vjeçare në sistemin bankar në Kosovë kur hapi degën e saj të parë në Prishtinë.
Me përkushtim dhe dedikim maksimal, duke filluar me një staf prej 10 personash, BKT arriti që të shtrinte rrjetin e saj në 16 qytete të Kosovës duke u pozicionuar më afër qytetarëve dhe klientëve.
BKT tashmë njihet si bankë inovative, me produkte dhe shërbime të cilat ofrojnë lehtësi dhe mundësi të shumta në sektorin bankar si dhe shumëllojshmëri të produkteve bankare që janë shtuar ndër vite.
BKT Kosova, ishte e para bankë që për kreditë hipotekare prezantoi normat më të ulëta të interesit në Kosovë, duke filluar kështu një trend të ri të normave të interesit në Kosovë.
Me rastin e 10 vjetorit drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë, Abdurrahman Balkiz u shpreh: “Si bankë, kemi një histori të mrekullueshme. Trashëgimia jonë daton që nga viti 1925, 92 vjet më parë, me degën e parë të Bankës Kombëtare Tregtare të themeluar në Durrës, në ndërtesën historike ku ndodhet sot Dega e BKT-së Durrës. 10 vite operimi në Kosovë janë shënuar me shumë sfida dhe vështirësi duke u përballur me konkurrencë të jashtëzakonshme. Por, ne vazhdojmë të jemi të qëndrueshëm në zhvillimin dhe përmbushjen e misionit të Bankës dhe kemi arritur këtu ku jemi sot. Një institucion financiar i qëndrueshëm, profitabil dhe i respektuar në treg. Duke ofruar produkte të favorshme dhe të nevojshme për klientë, BKT ka arritur një portfolio të kredive prej 206 milionë Euro në vitin 2017, portfolio të depozitave prej 319 milionë euro si dhe total asete prej 364 milionë euro. E kemi rritur rrjetin tonë të degëve në 27 degë anembanë vendit dhe kemi arritur 10% të tregut. Për të gjitha këto arritje, BKT mbetet falënderuese dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë klientët e Bankës të cilët na kanë besuar gjithë këto vite, bashkëpunëtorët, aksionarët, themeluesit, si dhe për stafin e mrekullueshëm që kanë bërë të mundur këtë sukses”.
“Që nga themelimi i saj BKT ka punuar për të sjellë ndryshime në treg, duke ofruar shërbime financiare cilësore për çdonjërin prej klientëve tanë, si edhe duke nxitur zhvillimin e biznesit në sektorin privat. Për performancën e arritur, BKT ka qenë në fokusin e çmimeve më prestigjioze të sektorit bankar dhe vlerësimeve të njëpasnjëshme, ndër të cilat disa herë rresht si “Banka më e mirë e vitit në Shqipëri”nga Euromoney, EMEA Finance dhe revista prestigjioze The Banker. Gjithashtu, instituti prestigjioz JCR EurasiaRating ka vlerësuar BKT me notën AAA (Alb)e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe me të njëjtën notë ka vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatës.
Prandaj, BKT vazhdon të jetë e dedikuar që të ofroj kushtet më të mira për klientët e saj, përmes investimeve të vazhdueshme në risi dhe teknologji të cilat do të ju mundësojnë klientëve tanë qasje më të lehtë në produktet dhe shërbimet bankare”, shtoi Balkiz.
BKT Kosova ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare, për klientët individual dhe të biznesit.
BKT sot ka 27 njësi në tërë Kosovën me mbi 370 punonjës dhe mbi 165,000 klientë, duke vazhduar kështu sigurt për në dekadën e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë