Me modelin e ri për menaxhimin e mbeturinave, Prishtina do të jetë e pastër që në vitin e parë. Është çështje e shëndetit publik, andaj e kemi prioritet kryesor.
Kështu ka thënë kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat.
“Gjatë mandatit të parë kemi pastruar më shumë se 200 deponi ilegale, bashkë me Inspekcionin dhe kompanitë për mirëmbajtje. Prej vitit 2018, nuk do të ketë më nevojë për një gjë të tillë”.
“Bashkë me GIZ-in gjerman, tash e dy vite kemi punuar në ndërtimin e një modeli të ri të operimit, për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Tashmë e kemi planin të gatshëm, se si ta bëjmë Prishtinën të pastër në secilën lagje. Nga janari 2018, nis zbatimi i rregullores së re, përmes së cilës pagesa për pastrimin bëhet në Komunë, e jo në kompani. Do të shtohet numri i kontejnerëve, dhe do të përfshihen të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës. Do të ketë plan të ri aksional gjithpërfshirës, me orare të sakta në secilën pikë”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, me shumicën në Kuvendin Komunal, do të bëhen reformat e nevojshme në kompaninë “Pastrimi”, ashtu që të eliminohen problemet politike.
Po sipas Ahmetit, “Pastrimi”, do të jetë operatori kryesor brenda sistemit të ri të menaxhimit të mbeturinave, duke shtuar se kompanitë e tjera angazhohen vetëm në rast se “Pastrimi” nuk arrin ta mbulojë gjithë terrenin.
“Më këtë reformë, asnjë punëtor i pastrimit nuk rrezikohet, por përkundrazi iu përmirësohen kushtet e punës”.
I pari i komunës ka thënë më tej se në fillim të vitit 2018, do të fillojnë ndërtimin e deponisë për mbeturinat interte. Kjo, sipas tij, mundëson që të gjithë ndërtimtarët dhe qytetarët tjerë t’i hedhin direkt mbeturinat inerte në lokacionin e caktuar.
“Me këtë plan tonin, do të bëhet edhe reciklimi i mbeturinave, me ç’rast kujdesemi që ta ruajmë ambientit në Komunën tonë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025