LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Korenë e Jugut: Infermieret detyrohen të luajnë ‘valle seksi’ në skenë, para zyrtarëve të lartë (Video,+16)

Skandal në Korenë e Jugut: Infermieret detyrohen të luajnë ‘valle seksi’ në skenë, para zyrtarëve të lartë (Video,+16)

Infermieret në një spital të Koresë së Jugut “qanë nga turpi” pasi u detyruan të performojnë një “valle seksi” para zyrtarëve të lartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zemërimi u nxit në vend pasi një video e infermiereve që kryen vallet seksualisht sugjestive në skenë qarkulluan në internet.


Ato thuhet se ishin të veshur “jo sa duhet” gjatë një evenimenti sportiv vjetor në tetor.

Infermieret thuhet se punojnë në një spital, në qytetin verior të Chuncheon, sipas Korea Times.

“Ato që detyrohen të kërcejnë zakonisht janë infermierët e sapo punësuar, të cilët nuk janë në gjendje të refuzojnë urdhra të tillë”, shkruante infermierja në mediat sociale të premten.

“Ne ishim të detyruar të kërcenim para zyrtarëve të lartë të firmës, të cilët uleshin krah për krah në një tryezë të gjatë”, ka shtuar ajo.

Pas shikimit të pamjeve shqetësuese, shumë infermiere të tjera kanë thënë se edhe ato ishin të detyruara të bënin vallë të ngjashme. /Telegrafi/