Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk po e respekton vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), i cili me një vendim ka anuluar konkursin për drejtor të përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit.
Ndonëse ky vendim i KPMSHCK-së, e obligon edhe Qeverinë e Kosovës që në afat prej 15 ditësh të zbatojë vendimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Bëhet fjalë për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Punësimit, Drin Haraqia, i cili deri në emërimin e tij në këtë pozitë ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Punës, Arban Abrashi.
Fillimisht për këtë pozitë, ministria e Administratës Publike si organ kompetent lidhur me rekrutimin e zyrtarëve të lartë drejtues në shërbimin civil të Kosovës më datën 13 janar të këtij viti kishte shpall konkurs për pozitën e lartcekur dhe më datën 05 prit, Qeveria e Kosovës kishte emëruar në këtë pozitë Drin Haraqinë.
Haraqia para se të emërohej në këtë pozitë ka qenë këshilltarë i lartë i ministrit, Arban Abrashi. Menjëherë pas emërimit të tij, njëri nga pjesëmarrësit në këtë procedurë të rekrutimit, Dëfrim Rifaj, kishte paraqitur ankesë në Komisionin për Ankesa për Pozita të larta drejtuese në Ministrinë e Administratës Publike. Ky komision e kishte refuzuar ankesën e ankuesit Rifaj, ndërsa i njëjti kishte deponuar ankesë në KPMSHCK.
Ky organ sipas dokumentit që e ka siguruar KosovaPress-i, ka gjetur se ka pasur shkelje të shumta në emërimin e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Punësimi dhe me vendim të datës 18.09.2017 kishte aprovuar ankesën e ankuesit Rifaj.
Ky i fundit ka treguar rastin edhe për KosovaPress, duke thënë se iu është bërë e padrejtë pasi ish-ministri e ka emëruar kundërligjshëm këshilltarin e vet.
“Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 22 persona, prej 22-ve, 3 kemi qenë në listë të ngushtë. Në listë të ngushtë parashihet të tret të jemi në kushte të barabarta po është preferencë e ministritë që ia propozon kryeministrit për zgjedhje… Ministri Arban Abrashi ka përzgjedh këshilltarin e lartë të vetin. Këshilli e ka konstatuar edhe janë shkelje të rënda se një këshilltar i lartë politik po emërohet në shërbim civil, nuk janë plotësuar kriteret bazë të konkursit”, tha Rifaj.
Ai po ashtu ka treguar se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e ka aprovuar kërkesën tij por ai ka paralajmëruar se këtë rast do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Këshilli ka marrë një vendim për pezullim deri në shqyrtimin e lëndës, por nuk është respektuar nga ministri Arban Abrashi. Atëherë merr vendim për anulim të gjithë procedurës së konkursit dhe prapë nuk merret kjo në shqyrtim, nga ish-ministri dhe nga ministri aktual duhet të merret vendim apo kryeministri, janë afatet ligjore, gjitha afatet ligjore kanë kaluar dhe këtu nuk është marrë vendimi. Kjo çështje është qe 3 muaj… Qeveria dhe ministria, nëse nuk e zbatojnë, unë do të marrë masa konformë ligjit në fuqi drejtuar gjykatës deri në Gjykatën Kushtetuese. Ligjet e parashohin se vendimet e Këshillit nuk janë të negociuara por janë vendime të prera dhe kemi raste adekuat ku ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese për vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës”, tha Rifaj.
Ai po ashtu ka thënë se për këtë çështje e ka njoftuar edhe Ambasadën e Britanisë së Madhe, pasi në këtë rast gjatë procesit të rekrutimit dhe intervistimi kanë qenë edhe kompania angleze, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Përgjigje për këtë çështje, pavarësisht insistimit të KosovaPress-it, nuk është arrit të merret as nga zyra e kryeministrit, por as nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Pyetjeve nuk iu janë përgjigjur as zyrtarët e KPMSHCK-së. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025