LAJMI I FUNDIT:

“Parqe dhe Gjelbërim” i presin drunjtë në një park në Çair, Shilegov nuk di gjë për këtë

“Parqe dhe Gjelbërim” i presin drunjtë në një park në Çair, Shilegov nuk di gjë për këtë

Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dje i ka prerë drunj në një park te Poliklinika në Çair të Shkupit, ndërkaq nga Kabineti i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i kanë paralajmëruar që në të ardhmen t’i lajmërojnë për çdo dru që do ta presin.

Qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesat përreth kërkojnë sqarim nga Qyteti i Shkupit se pse e kanë prerë gjysmën e drunjve në park, kur Qyteti përballet me ndotje të ajrit.


Nga NP “Parqe dhe Gjelbërim”, thonë se i kanë prerë drunjtë pasi që është bërë fjalë për plepa të cilat kanë qenë të rrezikshëm.

“Prerja e drunjve është sipas programit të Qyteteit të Shkupit. Bëhej fjalë për plepa të cilat kanë qenë të dëmtuar dhe ka mundur që të rrëzohen ndaj ndërtesave ose larg qoftë, ndaj ndonjë njeriut në park. Për atë në këso raste ne paguajmë dëmshpërblime ndaj qytetarëve, vetëm përpara disa javëve kemi paguar një milion denarë ndaj një qytetari, pasi që druri i ka ra mbi këmbë. Është e parparë që në periudhën e ardhshme të priten drunj edhe te ish Nova Makedonija”, thotë drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Dushan Aviroviq.

Nga Kabineti i kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, thonë se ata nuk e kanë ditur se janë prerë drunj në Çair dhe menjëherë kanë kërkuar nga drejtori Aviroviq që pa lejen e tyre në të ardhmen të mos priten drunj.

“Në periudhën e ardhshme do të kryejmë kontroll të programit dhe do të shohim se a ka me të vërtetë nevojë për t’u prerë drunjtë. Atje ku duhet do të priten, ndërkaq në vend të tyre do të mbillen drunj të ri”, thonë nga Kabineti i Shilegovit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori