Zbardhet roli i dy sekserëve të arrestuar pasditen e së premtes, së bashku me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.
Roli i të arrestuarve Kujtim Miri dhe Alban Buçi është zbuluar nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, në një lokal në qytetin e Fushë-Krujës.
Duke iu referuar burimeve nga prokuroria, Shekulli shkruan se gjyqtarit Miri i ishte premtuar një shumë prej 20 mijë euro, në këmbim të ndryshimit të veprës penale ndaj të dënuarit Gentian Doda. Mësohet se ndërmjetësuesi është shtetasi Alban Buçi, njëkohësisht edhe kushëriri i Gentian Dodës. Ky i fundit është dënuar me tetë vite burg nga ndryshimi i veprës penale “Vrasje me dashje” në “Plagosje të rëndë”.
Buçi mësohet se shumën që gjyqtari kishte kërkuar për ndryshimin e veprës penale prej 20 mijë euro, ia ka dhënë sekserit Kujtim Miri. Ky i fundit është kushëriri i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri. Gjatë kontrollit të policisë, në banesën e gjyqtarit që ndodhet në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë.
Vetë gjyqtari, nuk ka pranuar të japë hollësira për hetuesit, por ka thënë se paratë ishin të afërmit të tij, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij prej pak kohësh se do të blinte një pronë në Tiranë. Ndërkohë, pasi ishte dorëzuar shuma e parave, gjyqtari në muajin qershor të këtij viti, sipas prokurorisë kishte ulur dënimin ndaj Gentian Dodës, nga 20 vite të kërkuar prej akuzës në 8 vite.
Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se ka në dorë 2 prova të rëndësishme që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Dodës. Prova e parë lidhet me pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë. Në ato pamje shihet Alban Buçi i cili i dorëzon 20 mijë euro ndërmjetësuesit tjetër Kujtim Miri. Por, hetuesit kanë sekuestruar si provë materiale edhe tabulate telefonike dhe mesazhet në rrjetet sociale, ndërmjet gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushëririn e tij Kujtim Miri. Ditën e sotme gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar më herët qëndrimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve.
Si ndryshoi vepra penale ndaj Dodës?
Gjykata e Matit ka dënuar me 8 vjet burg shtetasin Gentian Doda, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 20 vite, për akuzën për vrasjen e shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 1997. Prokuroria e Matit kërkoi dënimin me 20 vite burgim, duke e akuzuar të pandehurin për “vrasje me paramendim”, ndërkohë që gjykata e ndryshoi cilësimin e veprës penale në “plagosje me pasojë vdekjen”. Në këtë mënyrë, ka ulur marzhin e dënimit për autorin e krimit. Nga dinamika e ngjarjes, Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin për “vrasje me paramendim” ndaj Dodës, për faktin se një prej viktimave, konkretisht Asllan Gjoka ka vdekur në vend.
Ndërsa viktima tjetër Gazmir Dedja, ka vdekur dy ditë pas atentatit, në spital. Ngjarja në fjalë ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor për një kohë të gjatë, pasi autori menjëherë pas krimit është larguar nga Shqipëria dhe është mundur të realizohet ekstradimi i tij nga SHBA në vitin 2012.
Si ndodhi ngjarja
Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel. Konflikti ndërmjet tyre ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.
Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik duke e plagosur rëndë. Nga plumbat, ka mbetur i vdekur aksidentalisht shtetasi Asllan Gjoka. Nga ana tjetër, i plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, si dhe ka arritur t’i tregojë familjes se kush e kishte qëlluar. Ai ka identifikuar Gentian Dodën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj