Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për migrim dhe të huaj, mes datave 09-10 nëntor 2017, në rajonin e Ferizajt ka implementuar planin operativ “Migrimi i parregullt” me fokus të veçantë të huajt që janë duke qëndruar dhe duke punuar ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Operacioni policor ka filluar përafërsisht në të gjitha lokacionet në kohën e njëjtë dhe ka përfunduar në të gjitha lokacionet me ushtrim kontrolle kryesisht, me fokus në biznese hoteliere të njohura si kafene të natës” Muzikë Live”.
Drejtoria për migrim dhe të huaj në ketë planë operativ ka qenë e asistuar edhe nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, Njësia speciale operative dhe Inspektoret e punës.
Ky plan operativ është realizuar në pesë (5) lokacione dhe ka rezultuar me një numër të konsideruar të personave të legjitimuar dhe të kontrolluar.
Persona të legjitimuar si mysafirë dhe të punësuar në këto pesë lokacione përafërsisht kanë qenë (310) persona, ndërsa shtetas të huaj që janë takuar duke punuar pa vërtetimin për lajmërimin e punës dhe pa leje pune adekuate për të huaj kanë qenë (23) persona.
Shtetasit e huaj që janë konstatuar se janë duke qëndruar dhe duke punuar legalisht janë liruar, ndërsa shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt u janë sekuestruar përkohësisht dokumentet dhe ndaj tyre do të merren masa bazuar në Ligjin për të Huaj.
Lidhur me personat për të cilët është dyshuar se mund të jen viktima të trafikimit janë njoftuar zyrtarët policorë nga drejtoria kompetente, të cilët më pastaj kanë vazhduar me procedurat e intervistimit.
Po ashtu lidhur me personat dhe gjësendet e dyshuara, të identifikuara gjatë operacionit janë njoftuar stacionet më të afërta policore, ndërsa inspektoret e punës kanë plotësuar procesverbalet kundrejt punëdhënësve dhe ndaj atyre punëdhënësve për të cilët ka dëshmi se kanë punësuar shtetas të huaj pa dokumente të rregullta për punë, Inspektorati i punës pritet tu lëshoj gjoba bazuar në dispozitat ndëshkuese nga Ligji për të Huaj.
Gjate këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar , një revole, dy thika dhe një boks metali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës