Dreka e “Ditës së falënderimeve” është shumë e famshme. Kjo ditë është pushim në gjithë Amerikën. Pjata kryesore pa dyshim që është gjeli i detit. Ëmbëlsirë tradicionale e “Thanksgiving Day” janë patatet e ëmbla me sheqer, erëza dhe gjalpë, që quhet “Yam” dhe torta me kungull.
Por nuk mbaron me kaq.
Kjo ditë ndiqet edhe me një festë tjetër, siç është “Black Friday” apo e “E premtja e zezë” që në SHBA hap sezonin e blerjeve.
E “Premtja e zezë”, ngjarje klasike e pazareve amerikane, bie në çdo të katërtën të premte të nëntorit çdo vit.
Pse?
Epo, sepse është dita pas “Falënderimeve”, e cila është një festë publike në SHBA.
Nuk duhet të vijë si befasi që kjo është ngjarja më e madhe tregtare e vitit në Shtete të Bashkuara.
Me kaq shumë oferta të mahnitshme të së “Premtes së zezë” ndodhin gati një muaj para Krishtlindjeve dhe si e tillë trajtohet nga shumë amerikanë (si dyqanet, ashtu edhe blerësit), si fillimi zyrtar i sezonit të blerjeve.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo ditë vë në punë me orare të zgajtura bizneset për të akomoduar fluksin e madh të blerësve me kërkesat e mëdha për produktet me çmime më të lira se çdo ditë tjetër e vitit.
“Black Firday” është e vetmja ditë e vitit që amerikanët edhe mund të “tundohen” pasi zgjohen në orën 3 të mëngjesit për të marrë ofertat më të mira siç mund të jetë ajo e një televizori të sheshtë, (Flat Tv Screen) pasi ditëve të tjera të vitit, çmimi i përballueshëm për shumëkënd ishte vetëm një vështrim.
Mund të ketë gjithashtu mbingarkesa në rrugë për në destinacione të njohura tregtare.
E historia e “Black Friday”-t ka filluar më herët seç mendojnë njerëzit.
“E premtja e zezë” është titulli që iu dha ditës së blerjeve pas “Ditës së falënderimeve” në Amerikë, kur turmat e blerësve iu qasen dyqaneve në të gjithë vendin për të përfituar nga pazaret më të mëdha për pushime të fundvitit.
“E Premtja e zezë” quhet sepse njerëzit shkaktuan aksidente trafiku dhe nganjëherë edhe dhunë pasi “American Black Friday” ka qenë gjithmonë e shoqëruar me ulje të shumë produkteve si në laptopë, televizorë dhe teknologji të tjera.
Prandaj është koha e përkryer për të marrë më të mirën nga ofertat e shitësve.
Fryma e “American Black Friday” tashmë ka filluar të bëhet gjithnjë e më e famshme.
Rreth 20 vende të ndryshme të botës kanë zbatuar festën “American Black Friday” si: Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Japonia, Rusia, India, tashmë festojnë “American Black Friday “ në vende të tyre.
“American Black Friday” – një festë që gjithsecili do të donte ta përjetonte. Siç thonë amerikanët, “Happy Shopping!” “Pazar i lumtur!”
Më poshtë gjeni disa fakte interesante rreth “American Black Friday”-t.
1. Në Amerikë më shumë njerëz planifikojnë të bëjnë blerje gjatë “Black Friday”-t se sa të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
2. Më shumë se 30% e amerikanëve blejnë gjatë “Black Friday”-t. Gjatë vitit të kaluar rreth 102 milionë persona ishin pjesë e blerjeve në këtë ditë.
3. Që nga viti 2005 “Black Friday” ka qenë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit.
4. Ka pasur njoftime të shumta për dhunën që ndodh ndërmjet blerësve gjatë blerjeve në “Black Friday”.
5. Sipas statistikave të të “Google”-t, kërkuesit “online” fillojnë të shikojnë rreth “Black Friday”-t prej 14 tetorit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin