Shkrimet gjithmonë mbesin në letër, kurse letra në kujtesën tonë. Dikur dërgonim dhe pranonim letra me postë. Me ndjenja të veçanta bëhej procesi i shkrimit, dërgimit dhe pranimit të letrës. Postieri ishte më i rëndësishëm se ai greku që kishte kaluar me vrap Maratonën.
Efekti i parë i letrës te unë është krijuar nga gjyshja ime. Në pjesën e epërme të mureve të dhomës, gjyshja kishte shtrirë një pe mbi të cilin i vendoste letrat e dajës që ia dërgonte nga ushtria. Kur vinin letrat, nëse unë qëlloja aty, ia lexoja. Pothuaj se çdo letër ishte e njëjtë me tjetrën si për nga stili i shkrimit si për nga përmbajtja. Rrallë kishte ndonjë risi në to. Tekefundit, daja nuk kishte se ç’të tregonte të reja nga jeta e përsëritshme dhe monotone ushtarake.
Të gjitha letrat fillonin me ‘ Ej e dashnja nanë’ dhe përfundonin me ‘shumë selam prej djalit tand’. Letrat edhe për nga pamja dhe kualiteti ishin të njëjta. Madje, edhe ngjyra e “penkallës” ishte gjithmonë e njëjta. Çfarëdo që përmbante letra, gjyshja ime ulej para meje, sikur para një tempulli, i vendoste duart në gjunjë, e dëgjonte leximin dhe qante. Unë nuk e kuptoja pse qante pasi që asgjë të dhembshme nuk tregonte daja në to. Megjithatë, shpesh qaja edhe unë për shkak se qante ajo. Qante shpesh gjyshja ime. Ishte e kohëve të vuajtjeve ajo.
Daja ishte i martuar. Një pyetje më sillej në mendjen time fëmijërore: Pse daja kurrë nuk e përmendte nusen e tij në letër? Nuk i kuptoja rregullat e ‘burrnisë’ së atëhershme. ‘Mirë është nusja’ – ia kthente gjyshja përgjigjen. Që të dyjat kishin mbetur të vetmuara për t’u përballuar me jetën e vështirë të fshatit të atëhershëm.
Kur e kryeja leximin, gjyshja e merrte letrën, nganjëherë edhe e puthte. Derisa e varte në pe i ridhnin lotët. Deri në përfundimin e shërbimit ushtarak të dajës, gjyshja e kishte mbushur perin me letra. Letrat u hoqën me kthimin e dajës në shtëpi.
Gjyshja e vendosi perin sërish kur pas disa viteve daja shkoi në Francë për të punuar. Tani më unë nuk i lexoja letrat pasi që vajza e dajës ishte rritur dhe kishte marrë përsipër punën time të leximit. Ndjeja një dëshirë që t’i lexoja pasi që ato vinin nga një shtet tjetër dhe nga një qytezë e vogël afër Parisit ku punonte daja. Do të duhej të ishin interesante, patjetër. Do të mjaftonte nëse daja do të shkruante së paku një rresht për Parisin.
Letrat e varura ne pe nuk i ruante vetëm gjyshja ime. Kjo formë e ruajtjes së letrave ka qenë e pranishme deri vonë në shtëpitë tona në Kosovë. Unë mendoja se vetëm ne bëjmë kështu. Në fakt, në Angli edhe sot ekziston po kjo shprehi. Anglezët, në shtëpitë e tyre, çdo vit, në fillim të dhjetorit, vendosin perin ku i varin kartolinat që marrin si urime të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri.
Sidoqoftë, dikur unë fillova t’i lexoj letrat që më dërgoheshin mua. Fillova edhe unë të shkruaj letra dhe t’ua dërgoj të tjerëve. Pranimi dhe dërgimi i letrave të mija të para, sikurse edhe tuajat, ka qenë e rinisë së hershme e ndoshta edhe e kohës së fëmijërisë së vonshme. Tema e këtyre letrave ka qenë dashuria. Dërgoheshin apo pranoheshin pa postier. Ua jepnim vajzave personalisht, nëse kishim guxim. Kur mungonte guximi, angazhonim ndërmjetësues. Shkrimi i këtyre letrave merrte kohë. Duhej të zgjidhej kualiteti i letrës, ngjyra e stilografit dhe ajo e pastelit se duhej të vizatohej edhe simboli i Amorit. Procesi i hapjes së këtyre letrave ishte i veçantë. Shpeshtoheshin të rrahurat e zemrës, skuqej fytyra dhe dridheshin duart. Gjithë ato ndenja i futnim në funksion. Sot, kjo punë mund të cilësohet si qesharake apo të përkujtohet me pak turp por kështu ka qenë atëherë.
Dikur erdhi koha që unë të shkoj ushtar. Por, për dallim nga daja, unë i shkruaja vetëm gruas time, askujt tjetër. Dhe, nga askush tjetër nuk merrja letër. Kam qenë në koridor të Pavilonit Nr. II të kazermës ‘Marshali Tito’ në Zagreb kur një oficer me gradë të ulët ma lëshoi në dorë letrën e parë, duke më thënë: ‘Për ty’.
Moment i vështirë të cilin e kuptojnë vetëm ushtarët. Vetëm ata e kanë të qartë vështirësinë e largimit nga shtëpia, njerëzit, rrethi apo nga jeta e përditshme dhe hyrjen në një jetë tërësisht të pazakonshme dhe tejet të vështirë në të cilën ndodhin të gjitha gjërat pa planifikim dhe pa dëshirë të njeriut të transformuar në ushtar. Do të më rridhnin lotët. Prandaj dola për t’u fshehur pas një paneli të madh ku vendoseshin lajmërimet dhe orari i njësisë sime ushtarake. Hapja e letrës ishte momenti kur e vërtetova se unë nuk isha si daja im. ‘Burrnia’ e kohës së dajës kishte humbur dikund gjatë procesit dhe nuk kishte arritur te unë.
Sot, askush më nuk shkruan letra. Nuk kemi më nevojë t’i ngjallim ndjenjat. Postën klasike e ka zëvendësuar ajo elektronike. Kompjuteri është bërë vetja jonë e dytë pasi që ia kemi deleguar vullnetarisht këtë kompetencë. Një ditë do të mbetemi pa kujtime dhe pa ndjenja. Pa peshën e tyre do të ecim më lehtë. Do të jemi më pak njeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale