Dan Buettner është eksplorues i ‘National Geographic’ dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.
Ai kësaj radhe ka shpjeguar se përse Danimarka vazhdimisht futet në listën e shteteve më të lumtura në botë, transmeton Telegrafi.
Fillimisht duhet të kemi parasysh se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.
Çdo danez, prej momentit që kanë lindur, presin kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas.
Kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.
Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë – që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.
“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore – asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre – ata janë të lirë të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.
Por faktikisht, Danimarka është vend ku ambicia nuk festohet aq. Prandaj, njerëzit nuk ndihen se janë në garë vazhdimisht. Ata nuk janë duke blerë rroba dhe vetura të reja vazhdimisht, dhe kjo u jep atyre më shumë kohë për t’i ndjekur interesat e tyre.
Pra,Danimarka është vend ku njerëzit janë të mirë në arkitekturë dhe i krijojnë restorantet më të mira në botë dhe dizajnet më të mira të mobileve.
Lumturi është t’i largoni streset e përditshme të jetës. Kjo do të thotë të keni një shëndetësi falas, një arsimim falas dhe pensionimi t’ia vlejë – e të gjitha këto i ka Danimarka! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe