LAJMI I FUNDIT:

Dikur e kritikonte ashpër, Duterte ndryshon deklaratat para takimit me presidentin amerikan

Dikur e kritikonte ashpër, Duterte ndryshon deklaratat para takimit me presidentin amerikan

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka përshkruar SHBA-në si mikun më të mirë të vendit të tij, dhe deklarata është shumë larg nga ato të mëparshmet të tij ku shprehte një sërë kritikash, duke e konsideruar si një “vend të keq”.

Kthesa vjen përpara takimit të parë ballë përballë midis Duterte me homologun amerikan Donald Trump në darkën e mirëseardhjes të mërkurën me krerët e shteteve në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në DaNang të Vietnamit.

Me gjithë vërejtjet e mëparshme anti-amerikane, Duterte i tha të martën se: “Ne mbetemi dhe jemi miqtë më të mirë me Amerikën”.


Filipinet janë aleatë të vjetër të SHBA-ve, por Duterte nuk ka nguruar asnjëherë të bëjë deklarata nga më të rënda.

“Një baba homoseksualësh”

Në gusht të vitit 2016, Duterte e quajti ish-ambasadorin e SHBA në Filipine, Philip Goldberg “një baba homoseksualësh”, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në zgjedhje.

Ai bëri komentin ndërsa tregonte një bisedë me sekretaren e shtetit në atë kohë John Kerry, ku ai vuri në dukje një grindje të vazhdueshme me Goldberg.

‘Bir i një kurve, unë do t’ju mallkoj’

Duterte sulmoi edhe presidentin e atëhershëm amerikan Barak Obama për kritikat e tij ndaj vrasjeve masive të qeverisë së drejtuar nga Duterte ndaj personave të varur nga droga. Ai e konsideroi Obamën “bir kurve”.

“Biri i një kurve, unë do t’ju mallkoj në këtë forum”.

Duterte më vonë pretendoi se i referohej gazetarëve që nuk ishin të respektueshëm gjatë fjalimit të tij.

‘Unë nuk jam kukulla amerikane’

Në shtator 2016, Duterte tha se “Unë nuk jam kukull amerikane. Unë jam presidenti i një vendi sovran dhe nuk jam përgjegjës për askënd përveç popullit filipinas “.

“Trump një bigot”

Duke folur për Donald Trump përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar në SHBA, Duterte tha se: “Ai është një bigot dhe unë nuk jam”.

“Ne kemi shumë eksploziv këtu”

Pasi SHBA-të kërcënuan se do të bllokojë shitjen e rreth 26,000 pushkëve sulmuese për policinë e Filipineve në nëntor 2016, Duterte tha: “Ata më bëjnë shantazh se nuk do të shesin armë. Ne kemi shumë eksploziv këtu”.

‘Bye-bye America’

Në dhjetor të vitit të kaluar, Duterte u përgjigj me shpejtësi ndaj asaj që besonte se ishte një vendim i SHBA-së për të hequr një paketë të madhe ndihme rreth shqetësimeve për të drejtat e njeriut në Filipine.

“Mund të mbijetojmë pa para amerikane. Bye-bye America. E kam parë Amerikën dhe është e keqe”.

Pasi ligjvënësit amerikanë kundërshtuan mundësinë e një vizite të Duterte në Shtëpinë e Bardhë qershorin e kaluar, udhëheqësi filipinas u shpreh.

“Nuk do të ketë kurrë një kohë që unë do të shkoj në Amerikë gjatë mandatit tim, apo edhe pas kësaj,” tha ai. “E kam parë Amerikën dhe është e keqe”, përsëriti.

Pas gjithë këtyre deklaratave dhe kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë ende të brishta, Duterte tha se “tani do të ishte më tepër miqësor me SHBA-të”, duke shtuar se ishte këshilluar nga Departamenti i Punëve të Jashtme të tij që të zbuste gjuhën e deklaratave ndaj amerikanëve.

Në një koment tjetër, ai thotë se “në çdo pesë deklarata që bëj, vetëm dy janë të vërteta ndërsa tre janë vetëm shaka”, deklarata të bëra në një ceremoni të Byrosë së Doganave në Manila vitin e kaluar.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori