LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

Kanadaja do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk.

Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk për ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për Kosovën, si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ministri Berisha i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK); për sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit, për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.


Ministri Berisha duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez, pasi uroi ministrin për emërimin e tij në detyrën e re, e falënderoi për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori