LAJMI I FUNDIT:

Ia ngriti gishtin e mesit autokolonës së Trumpit, gruaja shkarkohet nga puna

Ia ngriti gishtin e mesit autokolonës së Trumpit, gruaja shkarkohet nga puna

Një grua, fotoja e së cilës u bë virale pasi i ngriti gishtin e mesit Donald Trump, teksa autokolona e tij i kalonte përbri në kohën kur po ngiste biçikletën e saj, është pushuar nga puna.

Juli Briskman po shëtiste me biçikletë në Virginia muajin e kaluar, kur bëri xhestin si një reagim ndaj politikave të Trump.

“Ai po më kalonte pranë dhe gjaku nisi të më vlojë. Mendova, përfituesit e DACA-s do të dëbohen. Obamacare do të zëvendësohet. Vetëm një e treta e Porto Rikos ka energji elektrike, ndërkohë që ai po shkonte në fushën e golfit, sërish”, tha ajo ndërsa shpjegonte xhestin.


Një fotograf që udhëtonte me autokolonën presidenciale fiksoi foton dhe imazhi shumë shpejt u përhap në mediet e shtypura dhe ato sociale.

Shumë e përshëndesnin Briskmanin, e madje e quanin edhe heroinë, e të tjerë thonin se ajo duhej të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2020. Ajo punonte si specialiste marketingu dhe komunikimi për një kompani në Virginia, nga e cila tani është shkarkuar, pasi sipas drejtuesve xhesti i saj kishte qenë i papërshtatshëm.

Sipas saj, kompania ishte zemëruar pasi ajo e kishte bërë imazhin foto profili në “Twitter” dhe “Facebook”, e kjo mund të dëmtonte reputacionin e kompanisë si kontraktore qeveritare.

Virginia ka ligje “elastike” punësimi dhe punëdhënësit në sektorin privat mund të pushojnë njerëzit nga puna për çdo arsye, transmeton tch. Pas daljes nga klubi i golfit në Virginia, autokolona e Trump u ndesh edhe me një këmbësor që e përshëndeti me gishtin poshtë, në shenjë mosaprovimi.

Ndërsa një grua tjetër qëndronte në hyrje të klubit, me një tabelë në dorë ku shkruhej “në hetim”. Por, sidoqoftë, ajo që e ka pësuar është 50-vjeçarja Briskman, që krejt papritur e gjen veten tani duke kërkuar një vend të ri pune.

Në trend Botë

Më shumë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Amerika
Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika
Kalo në kategori