Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka krijuar një databazë për incidentet e kërcënimeve, që mbulon periudhën prej pothuajse një dekade, domethënë ndërmjet shkurtit 2008 dhe qershorit 2017.
QKSS thekson se është e qartë se që nga lindja e konfliktit sirian dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, incidentet e kërcënimeve fetare janë rritur paksa krahasuar me vitet e kaluara.
“Megjithatë, gjetjet e këtij vlerësimi sugjerojnë se incidentet e kërcënimit politik vazhdojnë të kenë hisen më të madhe të përqindjes sesa të gjitha incidentet të kërcënimit në Kosovë në dekadën e fundit. Nga 73 incidentet e regjistruara të kërcënimeve në databazën e QKSS-së, shumica ose afër 62 për qind, ishin politike, ndërsa rreth 36 për qind ishin të natyrës fetare. Po ashtu, vlerësimi tregon se normat e ekzekutimit në mesin e të gjitha kërcënimeve të regjistruara (kërcënimet që shkuan përtej paralajmërimeve verbale ose ato që nuk ishin parandaluar nga autoritetet), ishin shumë më të larta në llojin politik të kërcënimeve, sesa në atë fetar”, thuhet në raport.
Afro 80 për qind e kërcënimeve të ekzekutuara ishin të natyrës politike, ndërkohë që afro 70 për qind e kërcënimeve të paekzekutuara ishin të natyrës fetare.
Nga të gjitha kërcënimet e regjistruara, pothuajse të gjitha, ose afër 93 për qind të incidenteve të kërcënimeve politike ishin të përqendruara brenda vendit, ndërsa më shumë se gjysma e incidenteve të kërcënimit fetar, ose 58 për qind e tyre, ishin të përqendruara jashtë vendit.
“Është interesante të vihet në dukje se këto incidente të kërcënimeve fetare me fushëveprim ndërkombëtar, mund të grupohen më tej në dy kategori, domethënë në ato që u regjistruan në hemisferën perëndimore të botës nga njëra anë dhe ato që u regjistruan në Lindjen e Mesme – karakteristike për fenomenin e luftëtarëve të huaj – nga ana tjetër. Incidentet e kërcënimit të regjistruara në Perëndim, zakonisht përfshijnë individë që kanë të bëjnë disi me Kosovën, por që nuk janë të lidhur fort me të; ata zakonisht përfaqësojnë brezin e ri të migrantëve që e kanë lënë Kosovën në moshën e hershme me prindërit e vet gjatë konflikteve të viteve 1990 ose kanë lindur në ndonjërën nga vendet perëndimore”, thuhet më tej në raport.
Kur flitet për pasojat e secilit prej kërcënimeve të regjistruara, databaza e QKSS e incidenteve të kërcënimeve tregon se shumica e kërcënimeve ishin jovdekjeprurëse.
Më se 70 për qind e të gjitha incidenteve të regjistruara në dekadën e fundit nuk kanë rezultuar me viktima – as vdekje e as lëndime. Vetëm rreth 16 për qind e incidenteve të kërcënimit gjatë dekadës së fundit rezultuan me vdekje, ndërsa më shumë se 10 për qind rezultuan me lëndime.
“Është gjithashtu interesante të theksohet se në aspektin e pasojave të incidenteve të kërcënimit, ekziston një marrëdhënie e përkundërt midis llojeve politike dhe fetare të incidenteve të kërcënimit. Më se 65 për qind e incidenteve të kërcënimit që rezultuan me vdekje (ose gjithsej 8 prej tyre), ishin të natyrës politike, ndërsa të tjerat, ose gjithsej 4 incidente kërcënimi në dekadën e fundit ishin të natyrës fetare”.
Nga këto 4 incidente të kërcënimeve fetare, që rezultuan me vdekje, asnjëri nuk ishte i fushëveprimit të brendshëm, pra asnjëri nuk ndodhi brenda territorit të Kosovës.
“Nga pikëpamja statistikore, numri i viktimave, në aspektin e vdekjeve a të lëndimeve, mbetet jo substancial. Kur shqyrton numrin mesatar të viktimave kundrejt numrit të përgjithshëm të kërcënimeve, bëhet e qartë se ka pasur 1 vdekje dhe 1 lëndim për çdo shtatë vjet. Lidhja ndërmjet luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë dhe kërcënimeve mbetet shumë e dobët. Nga rreth 117 luftëtarë të huaj të kthyer, 5 janë përfshirë në kërcënime, të cilat kurrë nuk u ekzekutuan. Numri i përgjithshëm i kërcënimeve në të cilat u përfshinë këta pesë individë është 3 nga 73 incidentet e regjistruara të kërcënimeve”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës