LAJMI I FUNDIT:

Ohri feston 73-vjetorin e çlirimit nga fashizmi

Ohri feston 73-vjetorin e çlirimit nga fashizmi

Ohri sot feston 73-vjetorin e çlirimit të qytetit nga fashizmi i Luftës së Dytë Botërore. Festimi ka filluar sot në mëngjes me vendosjen e luleve para përmendoreve të luftëtarëve, ndërsa do të vazhdojë pasdite me program kulturoro-artistik që do të mbahet në sallën e madhe të Komunës së Ohrit.

Në orën 12 në mënyrë solemne do të lëshohet në përdorim objekti i renovuar “Razvigorçe”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Festimi i çlirimit të qytetit do të përfundohet me kurs pa pagesë për mësimin e gjuhës ruse në shkollën fillore “Hristo Uzunov” në bashkëpunim me konsullatën e nderit të Rusisë në Ohër, me fillim në orën 19:00./Telegrafi/