LAJMI I FUNDIT:

Nëna e të miturës së përdhunuar: Ia lashë vajzën me kusht të mos e prekte derisa të rritej (Video)

Nëna e të miturës së përdhunuar: Ia lashë vajzën me kusht të mos e prekte derisa të rritej (Video)

Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13­-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22-­vjeçari Vangjel Selimi. 

Mësohet se vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës.


Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore, raporton BW.

Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-­vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të.

“Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”,­ thotë nëna.

Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun.

“Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur”.

Por për motrën e 22­-vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës.

“Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”,­ thotë ajo.

Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22­-vjeçari ka abuzuar me 13­ vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

ARRESTIMI

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë. Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe. Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur. Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori