LAJMI I FUNDIT:

Mjegulla në Aeroportin e Prishtinës, detyron dy aeroplanë të qëndrojnë në ajër

Mjegulla në Aeroportin e Prishtinës, detyron dy aeroplanë të qëndrojnë në ajër

Mjegulla e madhe sot ka kapluar pjesë të shumta të vendit tonë. Duke bërë kështu që dukshmëria të zvogëlohet dhe të keqësohet situata për qytetarët.

Mësohet se për shkak dendësisë së madhe të mjegullës, janë shtyrë disa fluturime në aeroportin e Prishtinës.

Për të mësuar më shumë nga kjo situatë, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Garen për të bërë të ditur se si qëndron gjendja momentale në aeroport.


Ajo ka thënë se shkak i mjegullës ka pasur disa shtyrje të fluturimeve. Mirëpo, sipas saj, kjo do t’i kthehet normalitetit pas pak kohe.

“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë anulim fluturimesh, dukshmëria është mjaft e vogël për natyrinë, mirëpo presim që pas orës 10:30  dukshmëria të arrijë në nivelin e duhur”, ka thënë Gara.

Ndryshe, është pikërisht kjo mjegulle e cila po vështirëson edhe komunikacionin dhe qarkullimin e automjeteve  po e bënë të jetë më i ngadalshëm. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori