LAJMI I FUNDIT:

“Regjistrimi i radhës i popullsisë mund të pritet në vitin 2021” (Video)

“Regjistrimi i radhës i popullsisë mund të pritet në vitin 2021” (Video)

Regjistrimi i radhës i popullsisë sipas kreut të Entit shtetëror të statistikës, Apostoll Simovski mund të pritet në vitin 2021. Megjithatë, sipas tij duhet të ndryshohet metodologjia, gjë që institucioni që ai drejton ka njoftuar me kohë Qeverinë për rëndësinë e metodologjisë së regjistrimit dhe presin miratimin nga ana e saj. Simovski madje konfirmoi se përgatitjet e nevojshme kanë filluar me kohë dhe se për këtë po konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm.

“Atë metodën tradicionale, intervistë ballë për ballë duam ta zëvendësojmë me të ashtuquajturën metodë e kombinuar, e cila po ashtu nënkupton intervistë ballë për ballë, por njëkohësisht edhe shfrytëzim të regjistrave. Regjistrimi si aktivitet ka hyrë në IPA projektet, edhe në programin IPA 2014 edhe në IPA 2015 dhe në kuadër të Twining projektit, të cilin projekt e kemi bashkë me Institutit për Statistika të Italisë. Ashtu që numrin më të madh të këtyre përgatitjeve i realizojmë bashkë me shumë njerëz profesionistë jashtë vendit, që janë kyçur për të ndihmuar”, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski.

Megjithatë sipas Simovskit koha e saktë për mbajtjen e regjistrimit është në duart e Qeverisë dhe se pa aprovimin e saj nuk mund të realizohet ky proces i rëndësishëm.


Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave është hulumtim i rregullt statistikor, që në vendin tonë bëhet për periudhë 10 vjeçare. Regjistrimi i fundit, që për fat të keq nuk ishte i suksesshëm u realizua në vitin 2011. Ashtu që sipas rendit, regjistrimi i radhës do të duhej të ishte në vitin 2021. Ose sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara rreth vitit 2020, shtoi Simovski.

Ndër tjerash Simovski sqaroi se 1 vit para se të fillojë regjistrimi do të duhet që Kuvendi të miratojë një ligj, me të cilin saktë do të definohet se cilët institucione do të duhet të përfshihen në këtë aktivitet masiv dhe cili do të jetë roli i tyre. Sipas tij, për realizimin e regjistrimit janë të nevojshëm së paku 10.000 njerëz të trajnuar. Regjistrimi i popullsisë është pjesë e programit qeveritar për periudhën 2017-2020 dhe sipas konstatimit të ekspertëve pa regjistrim të popullsisë, nuk mund të ketë politika të sakta./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ULWzPB35KFw