LAJMI I FUNDIT:

Llazarevski: Jam i sigurt se Gruevski dinte për përgjimet (Video)

Llazarevski: Jam i sigurt se Gruevski dinte për përgjimet (Video)

Gjorgji Llazarevski, njëri nga njerëzit pa të cilët publiku asnjëherë nuk do t’i kishte dëgjuar “bombat” që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë kohës së debatit në suaza të “Festivali hulumtues i filmit” në Shkup, foli për rreziqet me të cilat është ballafaquar gjatë punës në Drejtorinë e pestë në MPB, vendimin për të ruajtur bisedat e përgjuara, akuzën për spiunazh ndaj tij dhe paraburgimin 11 mujor.

“Ajo që ne bënim ishte shumë e rrezikshme, materialin e përgjuar nuk e publikuam në asnjë medium, sepse me këtë do të kishim vënë në rrezik jetën tonë. Ish drejtori i DSK-së ishte ai që dinte të gjejë mënyrën më të sigurtë për të ruajtur përgjimet”, rikujtohet Llazarevski, i cili sëbashku me kolegun Zvonko Kostovski për tre vite kanë mbledhur bisedat e përgjuara ilegale me qëllim që të shpallin të vërtetën, ndësa materialet më vonë ja kanë dhënë Zoran Verushevskit.

Ai sqaroi se në MPB ka shkuar me kërkesë të tij për të vërtetuar lidhjen me Zoran Verushevskin dhe për të treguar se i kanë dëshmitë për përgjimet ilegale.


“Jam i sigurt se Gruevski dinte për përgjimet. Gjatë këtij takimi njëherë doli nga zyra e afërt ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, i cili tha “Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë”. E kalova tërë ditën aty dhe pija vetëm ujë, por ndjehesha i çliruar. Më pas na akuzuan për spiunazh dhe na arrestuan, ndërsa ne vullnetarisht kërkuam pranim dhe denoncuam MPB-në”, tha Llazarevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori