LAJMI I FUNDIT:

Dy femrat që lidhen me emrin e Visho Ajazit dhe udhëtimi i Habilajve pa u regjistruar në TIMS

Dy femrat që lidhen me emrin e Visho Ajazit dhe udhëtimi i Habilajve pa u regjistruar në TIMS

Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze, bën përgjegjës ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazin, se nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës, por edhe të një terroristeje italiane e natyralizuar në islamike, Maria Giuglia Sergio ose Fatima.

Në një intervistë publikuar sot në “Panorama” ai sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifikuar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish-punonjëse e një shërbimi inteligjent për sistemet e sigurisë.

“Unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por, shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim”, thotë ai.


Pak ditë më parë, kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra, por ju keni një version tuajin për arsyet. Ku i bazoni ato?

Në shërbimet sekrete është shumë e vështirë të dokumente me vulë dhe me firmë, por gjurmë mbeten. Visho Ajazi, për shkak të studimeve në shkencat ekzakte, përvojës jetësore, kurseve të kualifikimit me turqit dhe gjermanët, përvojës në Spanjë, por dhe në shërbimin e jashtëm, nuk lë gjurmë. Por çështjet që lidhen me SHISH janë, e para, influenca e rritur e “Ariut Rus” në Shqipëri. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, por nuk jemi vend serioz. Visho Ajazi duket se nuk e ka përmbushur mirë detyrën e kundërzbulimit. Ambasada Ruse ka rritur personelin, ka buxhet shumë më të madh, ka arritur të futet kudo në Shqipëri. Ambasadori rus në Tiranë Karpushin po shfrytëzon shoqatën e miqësisë ShqipëriRusi duke bërë aktivitete në qytetet më të mëdha të vendit, po kërkon të mësohet rusishtja, sidomos tek ato familje prindërit e të cilëve kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik. Rusia rron me defterë dhe studentët e asaj kohe duhet të kenë firmosur ndonjë dokument në atë kohë. Rusia ka një afrim shumë të madh me kishën autoqefale shqiptare që drejtohet nga Janullatos.

Ju të gjitha këto i shikoni si dobësi apo dështim të SHISH?

Unë nuk shoh ndonjë kundërvënie.

Nuk dimë se çfarë informacionesh mund të ketë dhënë atje ku raporton kreu i SHISH?

Nuk mjafton vetëm informimi. Por unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim.

Ju flisni dhe për një italiane e natyralizuar në myslimane dhe luftëtare të ISIS. Kush është Fatima? Edhe këtu faji i Visho Ajazit është?

Nuk e implikoj Visho Ajazin, por them se ai ka pasur dijeni edhe për këtë rast, por ia ka lënë kopilin në derë Edi Ramës. Në dokumentet e daljes të sistemit TIMS të Pikës së Kontrollit të Kalimit të Kufirit në Portin e Vlorës, provohet që Moisi Habilaj, sot i arrestuar në Itali, nuk figuron se ka kaluar nga policia e kufirit, por kur ka mbërritur në Itali, ka deklaruar pasaportën e tij si udhëtar i tragetit. Por agjencia udhëtare, në listën e pasagjerëve, një kopje të së cilës e dorëzon dhe në dogana, e ka regjistruar Habilajn. Kjo nuk është bërë nga pakujdesia! Por atë ditë me traget nga Vlora ka udhëtuar dhe një oficere policie, Brunilda Alikaj, mikesha e Habilajt, nuk është regjistruar në sistemin TIMS. E treta, në traget ka hipur dhe një makinë e paregjistruar për të lëvizur drejt Italisë. As dogana nuk e ka regjistruar.

Këto janë të bukura për t’i besuar, por ju ku i bazoni këto?

Rastësisht më ranë në dorë të gjitha daljet e pasagjerëve nga sistemi TIMS i PKKK-së së Vlorës 1-31 janar 2017 dhe nuk figuron emri i Habilajve më 12 janar, por rezulton i regjistruar në Brindisi, kur ka zbritur nga trageti. Me sa kam dijeni unë, vartësi i Visho Ajazit e ka raportuar këtë shkelje të regjimit kufitar me shkrim. Por kemi më 12 janar 2017 edhe qytetaren italiane Maria Giuglia Sergio ose Fatima me emrin e islamizuar si terroriste. Ka gjyq Fatima në Itali dhe është dënuar në shkallë të parë. Ajo është e martuar me Aldo Kobuzin e famshëm, nga Gërmenji i vogël i Lushnjes, i janë arrestuar familjarë si të Aldos, ashtu dhe nga familja e Maries.

Këto informacione ju i keni nga shërbimet e huaja, cila është lidhja juaj me këto informacione?

E para, është hobi. Larg qoftë të jem pjesë e shërbimeve. Janë trajnimet që kam bërë me anglezët dhe italianët kur kam punuar 8 vjet në dogana. Maria Giuglia Sergio ka hyrë në Itali me pasaportë italiane të falsifikuar dhe duket se policët italianë nuk e kanë verifikuar me imtësi, siç bëjnë verifikime të pasaportave të tjera. Pra, në të njëjtën ditë për në Itali me traget kanë udhëtuar Habilaj, Alikaj, Maria Giuglia Sergio dhe një makinë, të katër këta të paregjistruar në Policinë Kufitare dhe në Doganën e Vlorës. Targa e makinës është interesante dhe kjo do të dalë më vonë.

Ishte “Audi” me targa AA 003 GB?

Jo, jo, targa ishte ndërruar sipas të gjitha detyrimeve ligjore, madje dhe pronari ishte ndërruar. Në këtë moment, unë sfidoj Prokurorinë që të hetojë Policinë Kufitare të Vlorës për shërbimin e datës 12 janar 2017. Nuk mund të them se terroristja Fatima ka qenë bashkë me Habilajn dhe oficeren e policisë, por kanë udhëtuar në të njëjtën ditë të paregjistruar. Vartësit e Vishos kanë informuar për këtë episod.

Ku e bazoni që Visho Ajazi është informuar me shkrim për Vlorën?

Prokuroria mund t’ia kërkojë SHISH-it informacionin që Vishoja ka marrë nga vartësit e tij. Nuk e di se ku e ka raportuar Visho Ajazi informacionin që Porti i Vlorës është një han pa porta. Por një gjë dihet, që Habilajt kanë kontrolluar ata sektorë që u duheshin, nuk u duhej drejtoria arsimore se nuk do bënin shkollë, por policia, porti nga ku donin të zhvillonin aktivitetin e tyre. Në një paaftësi të tillë, Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen për të larë duart nga gjërat që ai duhet të kontrollonte dhe nuk i kontrolloi dot. Edhe Rama donte ta hiqte nga ai vend dhe i erdhi për mbarë dhe e pranoi menjëherë. Problemi se pasoja e mosregjistrimit të Fatimas dhe lëvizja e saj me pasaportë të falsifikuar mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish, pasi ajo është terroriste e stërvitur dhe ISIS ka dhënë direktivën që nuk ka më nevojë të grumbullohen mbështetësit në Siri, por të godasin në vendet e tyre. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori