LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Secili shtet të bëjë maksimumin për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat evropiane

Zaev: Secili shtet të bëjë maksimumin për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,Zoran Zaev në deklaratën për media në suaza të vizitës punuese në Budvë për Konferencën ekonomike rajonale të Malit të Zi 2017, ka vlerësuar se si do të lëvizin punët në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat në integrimet, varet nga shtetet e rajonit.

“Me vepra konkrete, praktike të tregojmë se jemi të gatshëm për inkuadrim drejt BE-së dhe NATO-s”, ka deklaruar Zaev.

Siç infomon shërbimi për shtyp i Qeverisë, ai ka theksuar si pritje rritjen e BPV-së, hapjen e vendeve të reja të punës, rikualifikimin e forcës së punës.


Në pyetjen e gazetarëve për hetimet e theksuara për keqpërdorime të dy funksionarëve të pushtetit dhe për cilat vepra, kryeministri Zaev ka thënë se përballja me korrupsionin është çështje rëndësishme edhe për vetë shtetet në rajon dhe për integrimet e tyre në BE.

“Qeveria e re i zbardh punët, inkurajohen qytetarët të denoncojnë. Qëndrimi ynë është që çdo indikacion për hetim ta procesojmë. Mund të them se bëhet fjalë për periudhën gusht të vitit paraprak, për tjetrën do të thonë organet hetimore”, është përgjigjur kryeministri Zaev.

Lidhur me atë sa është reale pritja për hapjen e linjës ajrore të paralajmëruar Shkup – Podgoricë – Sarajevë, kryeministri Zaev ka thënë se beson se shpejt do të sigurohet linjë ajrore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori