Kosova nuk do të jetë e gatshme të zbatojë Ligjin për sigurime shëndetësore para vitit 2019. Zbatimit të ligjit, ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet). Mbledhja e premiumeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017.
Profesionistë të fushës thonë se deri në vitin 2019, do duhej të kryheshin përgatitjet, në mënyrë që të hyjë në fuqi ky ligj. Qeveria kishte ndarë fillimisht 17 milionë euro për zbatimin e këtij ligji. Por, mjetet e planifikuara për sigurimet shëndetësore ishin tërhequr për shkak se Qeveria kishte vlerësuar se nuk janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i tha Radios Evropa e Lirë se tashmë janë në bisedime me Bankën Botërore dhe se mbledhja e parave nga ana e qytetarëve nuk do të fillojë, por vetëm atëherë kur do të dihet saktë se me fillimin e zbatimit të ligjit, qytetarët do të marrin shërbime shëndetësore më të mira.
“Duhet të krijohet një infrastrukturë e nevojshme e fondit për Ligjin për sigurime shëndetësore, në mënyrë që kur të fillojë mbledhja e premiumeve, të dihet se çfarë ndryshimesh do të ketë më ato para. Me vendim të Qeverisë, është ndalur mbledhja e premiumeve, për shkak se nuk ka pasur infrastrukturë të gatshme, andaj në këtë mënyrë do ta rëndonim xhepin e qytetarëve, derisa shërbimet shëndetësore të mos përmirësoheshin”, tha ministri Ismaili.
Në anën tjetër, Arian Zeka, Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, tha për Radion Evropa e Lirë se këta dy muajt e mbetur të këtij vit nuk mjaftojnë për ndryshim plotësimin e ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës, andaj siç thotë ai, edhe 12 muajt e ardhshëm të vitit 2018 do të ishin mjaftueshëm të kryhen të gjitha përgatitjet në mënyrë që në vitin 2019, Ligji për sigurime shëndetësore të hyjë në fuqi.
“Oda Ekonomike Amerikane e ka vlerësuar si të rëndësishme futjen në fuqi të një ligji të tillë, por me faktin që të përmbushen kriteret e parapara me ligj, si lista e shërbimeve, funksionalizimi i sistemit të informimit shëndetësorë, krijimi i çmimorës së shërbimeve”.
“Është më se e nevojshme që të përmbushen kriteret, në mënyrë që të fillojë mbledhja e premiumeve. Ky ligj ka qenë i përfshirë në agjendën legjislative të vitit 2017 për plotësim ndryshim, dhe me plotësimin e tij duhet të shkohet përpara”, tha Zeka.
Ndryshe, Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, por ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, meqë nuk ishte nënshkruar atëbotë nga shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Më vonë, ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë