LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejt (Video)

Osmani: Çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejt (Video)

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani vlerëson se dallimet me Greqinë në lidhje me emrin do të tejkalohen shumë shpejt.

Ai theksoi se Maqedonia mund t’i shmanget referendumit falë një zgjidhje që do të vijë nga ndryshimi i emrave të aeroportit Aleksandri i Madh dhe pikave tjera strategjike të cilat deri tani janë quajtur si iridentizëm nga pala greke.

“Ju garantoj se nëse vazhdojmë t’i realizojmë reformat me këtë dinamikë, të mbyllim çështjen e emrit, do të marrim mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët sepse qytetarët kërkojnë Maqedoni në NATO dhe BE”, tha Osmani në emisionin ‘Rruga drejt’./Telegrafi/