Kërcënoi se do të hidhej nga kulla e TEC-it, zbret pas 10 orësh gruaja në Kuçovë
Shtetasja Elona Bregaj ka zbritur pas rreth 10 orësh nga kulla e TEC-t në Kuçovë, duke u ngujuar për shkak të një vendimi që e kalonte atë në turnin e tretë në punë për pastrimin e qytetit.
Zbritja e 32 vjeçares është bërë pas negociatave të gjatë me psikologë si dhe me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit.
Gruaja kërcënonte se do të hidhej nga kulla ku hipi rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Me një bashkëshort të sëmurë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, 32 vjeçarja Elona Bregu, është ngjitur sot në një nga kullat më të larta të ish-TEC-it në qytetin naftëtar dhe kërcënoi se do të hidhet prej saj.
Nëna e dy fëmijëve të vegjël duket se nuk ka suportuar dot problemin e transferimit nga një pozicion pune në tjetrin dhe në shenjë proteste me ndihmë e të shoqit është ngjitur në kullë dhe kërcënoi se do ti japi fund jetës.
Fatmir Bregu, bashkëshorti i Elonës, i cili rreth 10 vite më parë ka bërë të njëjtin veprim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi policia i kish bllokuar një motor, tregon se gruaja e tij u detyrua që të kryejë këtë veprim, pasi në Kuçovë problemet nuk gjejnë zgjidhje.
Sipas tij, Elonës i është komunikuar sot transferimi nga punonjëse e pastrimit në banjot publike të qytetit, në pastruese nate në pastrimin e qytetit.
Transferimi nga turni i parë në turnin e tretë, duket se nuk është pritur mirë nga ana e gruas, e cila pa shpresë se do të gjente zgjidhje për problemin kërcënon me hedhjen nga kulla.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në alarm dhe firma sipërmarrëse e pastrimit të qytetit, e kontraktuar nga bashkia, ku punon nëna e dy fëmijëve.
Vasillaq Golemi, sipërmarrës në këtë firmë shprehet se gruaja ishte punësuar një vit e gjysëm më parë me ndërmjetësimin e bashkisë, pasi vinte nga familje me probleme sociale.
Sipas tij deri ditën e sotme ajo nuk ka pasur asnjë problem me punën dhe nuk është hequr nga puna, por për shkak të një mirëorganizimi më të mirë është vendosur nga stafi teknik transferimi i saj nga pastruese në banjot publike në pastruese nate.
Problemet sociale të familjes Bregu nuk janë të panjohura dhe për Zyrën e Shërbimit Social në Bashkinë e Kuçovës.
Kelment Llangozi, drejtor i këtij shërbimi bën me dije se katër vite më parë gruaja është detyruar të braktis fëmijët si pasojë e probleme ekonomike dhe nga sëmundja e bashkëshortit.
Ka qënë ky shërbim, i cili ka strehuar fëmijët në një institut për një muaj dhe më pas sërisht janë marë nga familja. Llangozi shprehet se kryefamiljari merr ndihmë ekonomike si i paaftë nga bashkia dhe ka qënë po ky institucion që ka punësuar zonjën si pastruese.
Problemet social – ekonomike në qytetin e Kuçovës janë reflektuar ndjeshëm tek banorët e qytetit naftëtar, ku vetëm brenda një jave janë regjistruar dy kërcënimi për hedhjen nga lartësia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite