LAJMI I FUNDIT:

Presioni ndërkombëtar e largon nga Akademia Ushtarake kriminelin serb që vrau shqiptarët

Presioni ndërkombëtar e largon nga Akademia Ushtarake kriminelin serb që vrau shqiptarët

Ish i dënuari për krime lufte në Kosovë, Vladimir Lazareviq ka mohuar se është emëruar pedagog në Akademinë Ushtarake të Serbisë.

Për ‘Politico’ ai është arsyetuar duke thënë se ishte i ftuar në Akademi për të mbajtur një ligjëratë dhe për ta shfaqur përvojën në mbrojtjen e vendit.

Lazareviq ka shtuar se ai ka ligjëruar për heroizmat e trupave serbe kur kanë mbrojtur vendin nga agresioni i NATO-s gjatë operacioneve ‘anti-terroriste’ në Kosovë, në vitet 1998-1999, transmeton lajmi.net.


“Ka një pasqyrë të pasigurt si në vend dhe jashtë vendit, në deklaratat se unë jam emëruar një lektor. Jo, unë nuk jam emëruar, nuk jam nëpunës fisnik, as nuk kam marrë një angazhim nga politika aktuale. Jam ftuar nga udhëheqja e Akademisë Ushtarake për të përçuar përvojat e mia në mbrojtjen e vendit dhe me kënaqësi të madhe e kam pranuar këtë ftesë”, është shprehur Lazareviq.

Ai ka shtuar se për këtë, nuk është paguar e as nuk ka marrë ndonjë lloj shpërblimi.

Sipas tij, shumë ushtri janë interesuar në përvojën e Serbisë, dhe ai ka pyetur ‘pse ushtria serbe, akademikët dhe zyrtarët e tanishëm nuk duhet dëgjuar për këto përvoja’.

Ish-gjenerali nuk e din nëse përsëri do të mbajë ndonjë ligjëratë.

“Ndoshta do të më ftojnë përsëri, ndoshta edhe jo”, ka thënë ai.

“Isha një ushtar dhe mbeta vetëm një ushtar i cili mbrojti vendin e tij dhe gjithmonë do t’i shërbeja atij. Pasi u lirova dhe u ktheva në Serbi rreth dy vite më parë unë jam plotësisht i përkushtuar për familjen time dhe veten time. Nuk e di pse dikush duhet të shqetësohet për paraqitjen time publike”, ka përfunduar Lazareviq.

Deklaratat e kriminelit serb, kanë ardhur pas reagimit të Bashkimit Evropian se një ish i akuzuar për krime lufte nuk duhet të ligjëroj në Akademi Ushtarake.

Para kësaj, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin deklaroi se Lazareviq do të ligjërojë në Akademinë Ushtarake serbe si një pedagog i rregullt, madje këtë ai e tha duke u mburrur dhe thurur lavde rreth tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori