LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për mbështetje të prindërve të cilët kanë fëmijë me autizëm në Maqedoni

Konferencë për mbështetje të prindërve të cilët kanë fëmijë me autizëm në Maqedoni

Mbi 120 prindër, ekspertë dhe profesorë universitar sot do të marrin pjesë në konferencën “Ndihmë dhe mbështetje për prindërit të cilët kanë fëmijë me autizëm”.

Konferenca do të mbahet në Muzeun e luftës së Maqedonisë, në organizim të Shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm (SHSHMA). Pjesëmarrësit do të mund të njihen me arsimimin për prindërit e fëmijëve me autizëm në Maqedoni, Kroaci dhe Qipro, ndërsa do të prezantohen edhe shembuj për qasje pozitive në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është në kuadër të projektit evropian “Barazi dhe inkluzion social përmes prindërimit pozitiv” (ESIPP).


Autizmi është gjendje neurozhvillimore e cila karakterizohet me vështirësi në komunikimin social dhe interaksionin social, si dhe sjellje e kufizuar dhe përsëritëse. Ka rreth pesë mijionë njerëz në spektrin autistik në Evropë – rreth një në çdo 100 njerëz, të cilët çdo ditë ndikojnë në jetën e mbi 20 milionë njerëzve.