LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të investojë shumë për të ngritur cilësinë në arsim

Kosova duhet të investojë shumë për të ngritur cilësinë në arsim

Kosova duhet të investojë më shumë në fushën e arsimit, pasi që arsimi do të edukojë të rinjtë që janë gjeneratorë për zhvillimin e një vendi dhe një shoqërie.

Boris Scharlowski, udhëheqës i projektit në GIZ CDBE, tha se rezultatet e PISA-s për Kosovën, ngjallën reagime në Kosovë, por jo nga nxënësit.


“Ne duhet të mbështesim sistemin e arsimit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij edukimi është e drejtë njerëzore, por në të njëjtën kohë për të përmirësuar këtë duhet angazhimi i të gjithëve.

Scharlowski, bëri me dije se duhet të ketë kurrikula më të mira, edukim të mësimdhënësve. “Ministria është përgjegjëse për arsim. Shtetet investojnë shumë mjete në arsim. Ne në kudër të fushatës ‘Të gjithë për së bashku për një arsim më të mirë në Kosovë’, i rekomandojmë që të investohet në arsim”, tha ai.

Sipas tij, 2 për qind duhet të rritet buxheti për arsim që brenda pesë viteve të jemi në pozitën më të mirë, sikur shtetet e tjera. Ai tha se duhet të kemi mësimdhënës të mirë dhe tekste të mira.

Scharlowski pret që në të ardhmen në PISA të dalë me rezultate më të mira. “Studentët duhet të kenë më të mirë të menduarit dhe jo të mësojnë mirë përmendsh”, tha ai.

Kurse ekspertja e projektit, Alberta Alihajdari, tha në kuadër të fushatës ‘Të gjithë për së bashku për një arsim më të mirë në Kosovë’, janë paraparë disa aktivitete. “Do të kemi aktivitete të ndryshme, me nxënës, si shkollë verore në Kosovë, konferencë për mësimdhënës. Ne si projekt i kemi paraparë për vitin 2017”, tha Alihajdari.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori