Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë përkrahjen e sektorit të produkteve jodrusore të malit. Përmes investimeve në këtë sektor, MBPZHR-ja synon shtimin e prodhimtarisë dhe vlerës së këtyre prodhimeve.
Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, gjatë vizitës që i ka bërë sot kompanisë për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore, “Agroprodukt Syne”, në komunën e Istogut. Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, janë njoftuar më për së afërmi me investimet e bëra në këtë kompani, si në teknologjinë prodhuese ashtu edhe në atë përpunuese.
Me këtë rast, ministri Rikalo tha se në kuadër të programeve mbështetëse të ministrisë kanë paraparë masa të shumta përkrahëse edhe për agrobizneset, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore. Përmes granteve investive për këtë sektor do të mundësojnë që agrobizneset të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.
Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Agroprodukt Syne”, Halit Avdijaj, ka treguar se mbështetja e ministrisë përmes granteve investive po ndikon në shtimin e prodhimtarisë në këtë sektor.
Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze