LAJMI I FUNDIT:

Apostolova takon përfaqësuesit e Listës Serbe

Apostolova takon përfaqësuesit e Listës Serbe

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, në kuadër të takimeve me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, do të takojë sot përfaqësuesit e Listës serbe.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Ajo do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Sllavko Simiq, shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sasha Millosavljeviq, si dhe Igor Simiq nga Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.