LAJMI I FUNDIT:

Ambasada turke organizoi pritje me rastin e Ditës së Turqisë (Foto)

Ambasada turke organizoi pritje me rastin e Ditës së Turqisë (Foto)

Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka organizuar një pritje me rastin e 94-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Të pranishëm në ceremoninë e pritjes organizuar ishte dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, ministri Mahir Jagcilar, e personalitete të tjera.

“Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë.


Përmes ambasadores Kiliç, shpreha urimet e mia për prosperitetin e popullit turk, si dhe dëshirën time për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.