LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjashtë komuna do të drejtohen nga gratë

Maqedoni, gjashtë komuna do të drejtohen nga gratë

Gratë do t’i drejtojnë gjashtë prej 80 komunave në Maqedoni në të cilat u zgjodhën kryetarët e komunave në zgjedhjet lokale. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt më 15 tetor funksionin kryetare komune për komunat Manastir dhe Haraçinë e morën Natasha Petrovska dhe Milikie Halimi e LSDM-së. Pas raundit të dytë i cili u mbajt dje, lista me kryetarë komunash në Maqedoni u pasurua edhe me katër gra.

Në Tetovë sërish u zgjodh Teuta Arifi e BDI-së, në Makedonska Kamenicë fitoi Sonja Stanmenkova, në Nagoriçan të Vjetër, Zhaklina Jovanovska, ndërsa në Mogillë Jamsina Gulevska, të gjitha nga LSDM. Milike Halimi e LSDM-së u bë gruaja e parë, e cila është zgjedhur si kryetare komune në Haraçinë.

Kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrofska për nga profesioni është profesoreshë në Shkollën teknike dhe koordinatore e grupit të këshilltarëve në Këshillin e Komunës.

Makedonska Kamenicën do ta drejtojë Sonja Stamenkova, e cila për nga profesioni është psikologe e diplomuar dhe psikoterapeutiste, ndërsa në kolltukun e kryetarit të komunës në komunën Nagoriçan i Vjetër do të ulet Zhaklina Jovanovska, e cila vjen nga NP për Pastrim dhe Gjelbërim në Kumanovë. Në Mogillë në raundin e dytë fitoi Jasmina Gulevska e LSDM-së, ndërsa Teuta Arifi e BDI-së është kryetare e vjetër dhe e re në Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori