LAJMI I FUNDIT:

Rike Roçi publikon mesazhin e fundit që ia kishte dërguar Adela (Foto)

Rike Roçi publikon mesazhin e fundit që ia kishte dërguar Adela (Foto)

Personazhe të njohura të jetës publike shqiptare kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Adelajda Xhamanit.

Adela u bë e famshme për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të “Big Brother Albania”, ndërsa një tjetër pjesëmarrëse në një edicion të këtij shou televiziv ka qenë edhe Rike Roçi.


Edhe Rike Roçi ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother (Rike Roçi/Instagram)

Modelja ka pasur raporte shoqërore me gazetaren e ndjerë, me të cilën janë takuar dhe kanë qëndruar në kontakt.

Dedikimi emocional i Bjordit për Adelën: Faleminderit për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë
Lexo po ashtu Dedikimi emocional i Bjordit për Adelën: Faleminderit për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë

Pasi mori lajmin për vdekjen e shoqes së saj, Rike vendosi ta publikonte në InstaStory një mesazh që ia kishte dërguar Adela dhe kishin lënë takim në Tiranë.

“U prehsh në paqe. Dua të të kujtoj me këtë mesazh të fundit”, ka shkruar Roçi në postimin që e ka shoqëruar me mesazhin e saj.

Mesazhi publikuar nga Rike Roçi në InstaStory

Adelajda është gjetur e vdekur mëngjesin e të dielës në banesën e saj. Ajo ishte 31 vjeçare.

Gazetarja jetonte vetëm në banesë, ndërsa për shkakun e vërtetë të vdekjes pritet vendimi i mjekut ligjor. /Telegrafi/