LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarë të mëdhenj thonë se vdekja nuk ekziston

Shkencëtarë të mëdhenj thonë se vdekja nuk ekziston

Një nga misteret më të mëdha të ekzistencës sonë është jeta që vjen pas vdekjes. Megjithatë, ekspertët në ditët e sotme pohojnë se nuk ka vdekje të ndërgjegjes, por vetëm vdekje të trupit.

Sipas disa shkencëtarëve të spikatur, mekanika kuantike bën të mundur që vetëdija të jetojë edhe pas vdekjes së trupit. Edhe pse shkencëtarët ende nuk mund të përcaktojnë kuptimin e vërtetë të vetëdijes, Stuart Hameroff nga Universiteti i Arizonës pohon se është vetëm një lloj informacioni kuantik.


Fizikanti britanik Roger Penrose beson se ai dhe ekipi i tij kanë zbuluar një provë e cila konfirmon këtë teori. Konkretisht, struktura bazë e mikrotubulave përfshin proteinat të cilat janë përbërësit strukturorë të qelizave të njeriut, që mbajnë informacione kuantike në nivel nënatomik.

Sipas Roger, kur një person i nënshtrohet vdekjes së përkohshme, këto informacione kuantike lëshohen nga mikrotubulat në univers.

Megjithatë, nëse ai person kthehet në jetë, informacioni kuantik i kthehet mikrotubulave. Kjo shkakton ndjenjën e vdekjes së afërt.

Përveç kësaj, Roger thotë se nëse personi nuk ringjallet dhe vdes, informacioni kuantik ndoshta vazhdon të ekzistojë jashtë trupit dhe mbetet përgjithmonë në univers. Në fakt besohet të jetë shpirti.

Studiuesit nga Instituti i njohur i Fizikës “Max Planck” në Mynih, pohojnë se bota fizike është vetëm një perceptim i mendjeve tona dhe kur trupat tanë vdesin, e vetmja gjë që do të përjetonim pas vdekjes do të ishte pafundësia.

Ish-drejtori i këtij instituti deklaroi se njerëzit e perceptojnë konceptimin e “këtu dhe tani” si pjesë e botës materiale, gjë e cila është e kuptueshme. Bota materiale ka edhe rrënjët e saj, gjë që mund të thotë që jetët tona në këtë botë tashmë janë përfshirë në jetën tjetër. Trupi vdes, por informacioni shpirtëror kuantik vazhdon të ekzistojë. Kjo do të thotë që ne jemi të pavdekshëm.

Dr. Christian Helluig nga Instituti i Kimisë Biofizike “Max Planck” shtoi se mendimet tona, vullneti, ndërgjegjja dhe ndjenjat tona janë pjesë e spiritualitetit tonë. Nuk ka ndërveprim të drejtpërdrejtë me forcat themelore të shkencës natyrore të cilat mund të zbulohen në bazë shpirtërore.

Megjithatë, këto karakteristika përputhen në mënyrë të përkryer me ato që i përkasin dukurisë jashtëzakonisht hutuese dhe mahnitëse të botës kuantike. / Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori