LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet sekrete: Si u lidh CIA me mafian e Nju Jorkut për të vrarë Fidel Castron

Dokumentet sekrete: Si u lidh CIA me mafian e Nju Jorkut për të vrarë Fidel Castron

Marrëveshjet e CIA-s me mafiozë, pilula helmuese dhe një rregjistrim në një hotel të Las Vegasit, janë pjesë e një dokumenti, mes mijëra të tjerëve në dosje e dala së fundmi për vrasjen e John Fitzgerald Kennedy, ku përshkruhen me detaje përpjekjet për të vrarë liderin kuban, Fidel Castro.

Në të paktën dy tentativa për vrasjen e Castros në fillim të vitit 1961, pilulat vdekjeprurëse të CIA-s duhej të mbërrinin në Kubë përmes kriminelëve, dorëzoheshin dikujt që mund t’i hidhte tabletat në pijet e Castros, sipas një memoje të CIA të majit 1962. CIA ofroi 150,000 dollarë për të përfunduar këtë punë, por Mafia tha se do ta bënte falas.


Ekziston një shënim i CIA-s që tabletat janë dhënë, por është e paqartë nëse kanë mbërritur në Kubë.

Vëllai i John F. Kennedy, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm, Robert Kennedy, nuk ishte aspak i kënaqur me këto marrëveshje të errëta me mafian, dhe urdhëroi CIA-n “që kurrë më të mos ndërmerrte hapa të tilla, pa u konsultuar me Departamentin e Drejtësisë”, transmetom bota.al.

Si pjesë e planit, CIA kërkoi ndihmën e bosit të mafias të Çikagos, Sam “Momo” Giancana dhe killerit të paguar prej tij, John Rosselli. Edhe pse ata mohuan pagesën, të paktën 11,000 dollarë iu dhanë për shpenzime. CIA u lidh me Giancanan në vjeshtën e vitit 1960, kur kërkoi nga një ndërmjetës i CIA-s që të vendoste një aparat përgjimi në dhomën e një shoqërueseje, që në atë kohë ishte në Las Vegas.

Mendohej se gruaja ishte dashnorja e Giancanas dhe ai mendonte se ajo po e tradhëtonte me një tjetër. Nëse pajisja përgjuese nuk instalohej, bosi i mafias kish në plan të shkonte vetë në Las Vegas – duke ndërprerë marrëdhënien e CIA-s me të “në një moment shumë kritik”, thoshte në dokument një oficer i CIA-s. Një përgjues u vendos në telefonin e dhomës, që më pas u zbulua nga policia.

Robert Kennedy tha se ky incident ishte i rrezikshëm sepse “do të ishte shumë e vështirë të niste një hetim ndaj Giancanas, pasi ai menjëherë do të tregonte faktin që qeveria e SHBA i ishte qasur për të organizuar vrasjen e Castros”.

Castro jetoi deri 90 vjeç, duke u shpëtuar disa atentateve dhe ishte një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori