LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, reagojnë punonjësit në lidhje me pagën minimale

Maqedoni, reagojnë punonjësit në lidhje me pagën minimale

Paga minimale prej 12 mijë denarësh nga disa u mirëprit, ndërsa tek disa tjerë shkaktoi revoltë dhe zhgënjim. Një pjesë e pastruesve dhe mjeshtërve shtëpiak që punojnë në sektorin publik u barazuan me kolegët e tyre me arsimim më të lartë dhe tani këto të fundit kërkojnë korrigjimin edhe të pagave të tyre, thonë nga Sindikata e punonjësve në organet e gjyqësorit.

“Me obligime më të thjeshta të punës, me nivel më të ulët të arsimit kanë paga të njëjta, madje në disa raste edhe më të mëdha. Ky është problem real. Kemi shumë reagime nga punonjësit e sektorit publik. Kishim edhe takim me ministrin e financave dhe e biseduam këtë problem dhe kërkuam që me rritjen e pagës minimale të rriten edhe pagat tjera në sektorin publik”, deklaroi Trpe Deanovski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ.

Paga e të punësuarve në sektorin publik llogaritet në bazë të Ligjit për nëpunës të administratës. Në të ka vlerësim të pikëve, lartësinë e të cilëve qeveria e përcakton çdo vit, por jo edhe koeficientin e peshës, thotë Deanovski. Sipas tij, zgjidhje më e mirë është të gjitha të drejtat e punëtorëve, mes tjerash edhe paga, të rregullohen me marrëveshjen kolektive, e jo me ligj./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori