LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Kërçovë-Ohër, rriten çmimet e shpronësimeve

Autostrada Kërçovë-Ohër, rriten çmimet e shpronësimeve

Zhbllokimi i punëve në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër solli momente të reja në dobi të pronarëve të tokës përmes të cilave kalon autostrada. U rrit çmimi i shpronësimit. Çmimet shumë më të ulëta që shteti ua ka ofruar për një metër katror nga vlera reale e tregut, bëri që rreth një mijë banorë të Kërçovës dhe Ohrit të kërkojnë drejtësi në gjykatë, shkruan Alsat M. Pas katër vite e gjysmë, një sërë njerëz tashmë kanë pranuar vendime gjyqësore në favor të tyre.

“Shuma minimale lëvizte ndryshe. Në Ohër ishte nga 20 euro për metër katror. Tani ka arritur rreth 2500 deri 2600 denarë, ajo është 40 euro. Ky është çmimi i vërtetë” tha avokati Vllado Çingoski.

Në pjesën e Podmoljes në Debarcë më parë për shpronësim shteti ka dhënë 20 denarë për metër katror. Ai çmim tani ka arritur deri në 400 denarë. Ndërsa në terren sërish punohet. Kryetari i ri i Ohrit, Jovan Stojanovski tha edhe pse autostrada nuk është në kompetencë të tij, ai do të angazhohet për përfundimin sa më të shpejt të saj.


“Ndërtimi i autostradës është ende në një fazë të revizionit, të cilën qeveria e re e mori përsipër, dhe derisa nuk përfundon revizioni, nuk mund ta themi kohën e saktë të përfundimit të ndërtimit të autostradës”, deklaroi kryetar i Ohrit, Jovan Stojanoski.

Fillimisht u premtua se autostrada do të jetë gati deri në janar të vitit 2018, por afati do të zgjatet pasi kompania kineze Sinohydro dështoi ta përfundojë në kohë, ndërsa janë regjistruar dhe identifikuar edhe gabime në trajektoren e rrugës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori