LAJMI I FUNDIT:

Macron: Mbështetje të plotë për Spanjën dhe shtetin e së drejtës

Macron: Mbështetje të plotë për Spanjën dhe shtetin e së drejtës

Presidenti francez, Emmanuel Macron e siguroi sot kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, duke e mbështetur plotësisht për të respektuar shtetin e së drejtës në Spanjë, pas deklaratës së pavarësisë të Parlamentit të Katalunisë.

“Kam një bashkëbisedues në Spanjë, ky është kryeministri Rajoy. Ka një shtet të së drejtës në Spanjë, me rregulla kushtetuese. Ato duhen respektuar dhe për këtë fakt ai ka mbështetjen time të plotë”, tha Macron, i pyetur nga gazetarët në ditën e dytë të vizitës së tij në Guajane, Departamenti francez në Amerikën Jugore.


Kreu i Shtetit ndër të tjera ritheksoi se kriza katalunase ishte një “çështje e brendshme” në Spanjë.

Macron në disa deklarata të bëra gjatë javëve të fundit ka mbështetur Madridin.

“Qasja katalunase bie ndesh me rregullat e Shtetit të së drejtës në Spanjë”, u shpreh ai më 10 tetor, duke gjykuar se kishte një formë të irredentizmit që po luhej në Kataluni, dhe se veprimi i separatistëve u motivua nga egoizma ekonomikë që më frikësojnë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Amerika
Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Azia
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

Kroacia
Kalo në kategori