LAJMI I FUNDIT:

Përveç familjes së Tarçullovskit, nga Qeveria e Maqedonisë nga 5.000 euro në muaj kanë pranuar edhe avokatët e tij

Përveç familjes së Tarçullovskit, nga Qeveria e Maqedonisë nga 5.000 euro në muaj kanë pranuar edhe avokatët e tij

Nga burgimi tetë vjetor i Johan Tarçullovskit në burgun e Scheveningen kanë përfituar jo vetëm familja e tij, por edhe avokatët e tij, të cilët kanë pranuar para nga buxheti shtetëror. Gjatë dhjetë ditëve të fundit u përhapën shkrime në lidhje me atë se sa në të vërtetë i ka kushtuar Maqedonisë burgimi 8 vjetor i Tarçullovskit në burgun e Scheveningen, pasi që Tribunali i Hagës i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vitesh për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni, shkruan portali ‘Sudstvo’.

Bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, Sonja, pranoi publikisht se ata, si familje nga Qeveria e RM-së kanë pranuar nga 5.000 euro në muaj dhe vërtetoi se këtë shumë ata e kanë marrë për plot tetë vite, pra deri në përfundim të dënimit me burg. Ajo deklaroi për mediat se nga shuma që pranonte çdo muaj ka transferuar nga 1.000 euro në llogarinë e burgut Scheveningen për udhqim dhe kartelat telefonike, por për atë se llogaritjet e zonjës Tarçullovska nuk janë të sakta vërtetojnë kontratat e nënshkruara me Qeverinë e Maqedonisë dhe Tribunalin e Hagës.

Por, edhe mbrojtja e Tarçullovskit, deri te Qeveria ka dorëzuar faktura të cilat kryesisht kanë të bëjnë me pagimin e mjeteve për shërbime të avokatëve, të cilat, me TVSH të përfshirë arrijnë shumën prej 6.000 euro, ndërsa Tribunalit të Hagës për muajin shtator të vitit 2009 i janë fakturuar thuajse 25.000 euro./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori