Anibar, organizata e cila lindi pas formimit të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, i cili në Gusht të këtij viti përfundoi edicionin e tetë si një prej edicioneve më të sukseshme të festivalit, këto ditë po e fillon programin më të ri të organizatës – Akademinë e Animacionit Anibar.
Ky program është i pari në Kosovë që do të shërbejë për aftësim e të rinjve në fushën e filmit të animuar, dhe do të funksionojë në qytetin e Pejës, në hapësirat e Anibar në Kinemanë Jusuf Gërvalla.
Akademia e Animacionit Anibar ka për qëllim ofrimin e një programi të edukimit për ndërtimin e gjeneratës së re të animatorëve nga Kosova, duke i ekspozuar të rinjtë ndaj filmit të animuar si një formë e artit.
Në animacion, krijuesit kanë liri të pakufizuar në eksplorimin e kulturave të ndryshme, të shprehjes së mendimeve dhe ideve, kombinimin e anës vizuale e kreative me tregimin. Ky program do të shërbejë si program ekstra kurikular për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Pejës, e veçanërisht shkollën e mesme të arteve në Pejë.
Prej muajit Nëntor do të fillojë funksionalizimi i Akademisë së Animacionit Anibar. Programi është i dizajnuar për t’i dhënë nxënësve aftësi bazike mbi filmin e animuar gjatë një periudhe fillestare prej tre muajve sa do të zgjas programi për grupin e parë të nxënësve.
Gjatë kësaj kohe nxënësit do të kenë mundësi që të marrin aftësi të avancuara në tri teknikat tradicionale të animacionit që janë Rotoscope Animation, Puppet Animation (stop motion) dhe Cutout Animation (stop motion).
Si produkt i fundit pas përfundimit të programit, do të dalin filma të shkurtër të animuar. Akademia e Animacionit planifikon të vazhdojë me plan të punës përgjatë vitit me 3 programe tremujore brenda një viti. Ligjeratat do të mbahen nga tutorë vendor dhe ndërkombëtar të cilët janë profesionistë në fushën e animacionit.
Në procesin e krijimit të animacionit puna do të jetë grupore, duke kaluar në fazat e krijimit të një filmi të animuar si krijimi i storyboard (skenarit), dizajnimi i karaktereve, dizajnimi i skenave dhe prapavisë, animimi edhe fotografimi i karaktereve, editimi dhe produksioni i filmit.
Perveç tjerash nxënësit do te kenë mundësi për të mësuar edhe mbi historinë e animacionit për animatorë të ndryshëm, kamera digjitale, software të animacionit, software për montazh, dhe editim të zërit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles