LAJMI I FUNDIT:

MMPH dhe kompanitë anëtare të OEAK me projekte të përbashkëta mjedisore

MMPH dhe kompanitë anëtare të OEAK me projekte të përbashkëta mjedisore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim kompanitë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja Reshitaj me këtë rast prezantoi prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, rregullimi shtretërve të lumenjve, mbrojtja e burimeve ujore etj.

“Futja në përdorim e veturave elektrike dhe hibride, ndërtimi i vendeve specifike për mbushjen e këtyre veturave, promovimi dhe mundësitë e krijimit të lehtësirave bankare për qytetaret që blejnë vetura të tilla, heqja e taksës ekologjike për këto vetura do të ishin progres në implementimin e kërkesave evropiane dhe të një ekonomie të gjelbër dhe miqësore për mjedisin. Projekte të tilla mjedisore janë lehtë të realizueshme, vetëm që duhet t’iu hapet rruga dhe të kemi vullnetin e përbashkët për bashkëpunim”, tha Reshitaj.


Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre që lidhen me politikat mjedisore duke u nisur nga përdorimi i veturave elektrike dhe hibride, investimi në krijimin e zonave të gjelbra, e projekte të ngjashme.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e tij dhe të bizneseve-anëtare të kësaj ode për të kontribuar në krijimin e një mjedisi sa ma të pastër.

Pjesëmarrësit u dakorduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori