Tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, duhet të ndryshohen, pasi përmbajnë disa të dhëna të pasakta.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare”.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se tekstet e historisë duhet të ndryshohen, që nxënësit të informohen në mënyrë të duhur.
“Të ndryshohen tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar që ato mund të ndërrohen, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës. Nga ana tjetër në asnjë tekst shkollor, as në shkollën fillore dhe as në atë të mesme, nuk flitet për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale”, tha Blakaj.
Fatmir Bytyqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, tha se është krijuar konfuzitet sa i përket librave të historisë dhe se kjo ka ndikuar që librit shumë pak t’i besohet.
“Ne e kemi pasur dhe një histori tjetër, që e kemi pasur të fshehur, një histori që se kemi ditur as kush e ka shkruar, e që ne e kemi lexu. Kemi qenë para një realiteti, t’i besojmë librit dhe mësuesit të historisë, apo t’i besojmë atij libri, që e kemi mbajtur fshehtas. Krejt këto konfuzione tek të rinjtë kanë ndikuar që fakt ne t’i besojmë shumë pak librit. Mjerisht ne kemi të kaluar, kemi kaluar një luftë. Pas luftës e dimë se çfarë cilësie, kush ka shkruar libra. Sot jemi para një situate që për librat e historisë, ne mund të flasim dhe mund të themi se libri duhet t’i plotësoj këto kritere didaktike pedagogjike….Jemi para një situate kur vërtetë a mund ne tash komplet me fshi të kaluarën. Është jashtëzakonisht vështirë. Megjithatë puna që do të bëhet dhe uroj që të bëhet me këto libra, është një punë e mundimshme, sepse vështirë harrohet ajo. Por unë besoj që të bëjmë libra sa më të mirë, që vërtetë të përballojmë dhe të ballafaqohemi realisht me situatën nëpër të cilën kemi kaluar”, tha ai.
Ndërkaq Arbër Salihu, nga Asociacioni i mësimdhënësve të Historisë së Kosovës, tha se në tekstet e historisë ka pasur mangësi dhe gabime dhe se duhet të ketë tekste të reja.
Ndërsa thotë se historia nuk mund të shkruhet pa fakte dhe të dhëna të sakta, të cilat kanë munguar sa i përket periudhës së luftës së fundit.
“Historia nuk mund të shkruhet pa burime, pa fakte. Fatkeqësisht për këtë periudhën e fundit, akoma nuk i kemi të dhëna të sakta. Sepse ka të dhëna kontradiktore për një ngjarje, personat që kanë qenë aty japin mendime të ndryshme. Dhe ne kemi ardhur në përfundim që është mirë në mënyrë telegrafike të prezantohet historia e fundit e luftës në Kosovë“, tha Salihu. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova