Maqedoni, reagime të ndryshme në publik në lidhje me Propozimin-ndryshimet në Ligjin e duhanit (Video)
Ligji i propozuar për mbrojtje nga pirja e duhanit i nxiti diskutimet në rrjetet sociale, shkruan Alsat M. Qytetarët janë të ndarë nëse duhet ose jo të pihet duhan në restorante dhe kafene. Disa thonë se nëse luftohet për ajër më të pastër, pse të lejohet të pihet në objekte hoteliere.
“Po, pirja e duhanit vetëm jashtë. Unë edhe pse jam duhanxhi, nuk jam “për” që të pihet duhan në ambiente të mbyllura. Pse të ndryshojë? Që të ketë dikush fitim? Së pari shëndeti, pastaj fitimi. “
“Të ndryshojë. Mos të jetë aq rigoroz ligji. Na e marrin kënaqësinë. Të mos mundesh të ndezësh një cigare. Kjo të zhvlerëson, del jashtë në temperatura minus. Ndërsa të gjitha objektet hoteliere mund të krijojnë kushte për të pirë duhan në rehati. Le të ketë vend për pirjen e duhanit me ventilim. “
Këto janë disa nga opinionet e publikut në lidhje me propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe efektet e saj nga këndvështrimi i duhan pirësve, por edhe i ‘pirësve pasiv’.
Propozuesit e nismës për ndryshimin e Ligjit shpjegojnë se nuk do të miratohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, por vetëm do të lejohet që tarracat e objekteve hoteliere, që edhe tani shërbejnë për pirje të duhanit, të mund të përshtaten me kushte shtesë më të përshtatshme për duhanpirësit.
“Kur ka temperatura ekstreme, të instalojnë pajisje ngrohëse të njohura si “kërpudha”, me qëllim që ta kenë më ngrohtë dhe të kënaqen me përzgjedhjen e tyre personale pa ndikuar te ata që nuk pinë duhan. Por, këtu në mendje, ne do ta kemi dhe prioritet i të gjithë deputetëve të shumicës parlamentare është shëndeti i qytetarëve. Prandaj nuk do miratohet vendim i nxituar, por të merren parasysh të gjitha palët e prekura”, dekalraoi Ivana Tufegxhiq, dorëzuese e nismës.
“Ne e mbështesim nismën. Ne besojmë se liberalizimi i dispozitave të caktuara në legjislacionin e mëparshëm do të ndikojë pozitivisht në potencialin e rritjes ekonomike të sektorit hotelierik, që është një faktor i rëndësishëm i ekonomisë së vendit”, thonë nga Shoqata e hotelierëve“Horekashi”.
Nga kjo Shoqatë thonë se presin që qeveria t’i ftojë dhe t’i përfshijë në përpunimin dhe miratimin e zgjidhjes së re ligjore. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë kohë më parë nëpërmjet Twitterit u shpreh se nuk i mbështet ndryshimet e reja të Ligjit kundër pirjes së duhanit dhe politikat që janë të dëmshme për shëndetin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?