LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja e BBC-së shanë pa dashje në transmetim live (Video)

Gazetarja e BBC-së shanë pa dashje në transmetim live (Video)

Të gjithë ata që janë zgjuar herët për të pirë kafenë e mëngjesit në Angli, kanë pasur çfarë të dëgjojnë nëse kanë shikuar programin e mëngjesit në televizionin BBC.

Gazetarja Louise Minchin po lexonte komentet e nxënësve të një shkolle që janë transmetuar në një sistem elektronik, kur ngatërroi disa fjalë dhe pa dashje shau gjatë transmetimit live, transmeton Telegrafi.


Duke parë se çfarë tha, ajo mbeti e shokuar për një moment duke mbajtur dorën në gjoks, me shpresë që t’ju ketë ikur nga veshi shikuesve kjo fjali.

“Kërkoj falje”, dëgjohet duke thënë gazetarja e habitur me faktin se si i shpëtoi kjo fjalë gjatë transmetimit live.

Dhe për ta qetësuar situatën, kolegu i saj Dan Walker ndërhynë duke vazhduar programin e mëngjesit, me shpresë se shikuesit do ta harrojnë atë çfarë dëgjuan. /Telegrafi/