LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Kosova dhe Shqipëria t’i heqin barrierat në ekonomi

Gërxhaliu: Kosova dhe Shqipëria t’i heqin barrierat në ekonomi

Në Tiranë po mbahet “Tirana Business Matching”, në të cilin po marrin pjesë qindra biznese nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera.

Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Safet Gërxhaliu tha në Tiranë se duhet të rritet bashkëpunimi ndërmjet vendeve.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë në fokus të zhvillimeve rajonale. “Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi të mëdha për thellim të bashkëpunimit por të dyja vendet duhet që përmes politikave fiskale të përafrojnë dhe rrisin bashkëpunimin. Kjo do të ishte një mundësi për gjenerim të zhvillimit”, tha Gërxhaliu shkruan Telegrafi.


Ai është takuar edhe me udhëheqësit e dhomave kombëtare të Shqipërisë, e Maqedonisë e përfaqësues të dhomave nga Lugina e Preshevës ne të cilët u dakorduan për krijimin e Asosacionit të Përbashkët i cili do të jetë në shërbim të bizneseve dhe ndërmarrjeve prodhuese në vendet përkatëse.

Kurse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria është një vend që nuk mungojnë problemet nëse ju do të gjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjesht si vendi ku mund të bëjnë biznes, por si vendi që duhet të anëtarësohet në BE dhe duhet të përmbushë një sërë standardesh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori